Pas largimit të Thomas Tuchelin, i cili u largua nga skuadra në fund të sezonit, skuadra gjermane ka arritur akord me trajneri holandez, Peter Bosz.
Trajneri i ri i Dortmund ka qenë trajner i Ajax së fundi.
“Peter Bosz është trajneri i ri i Dortmundit. Kontrata do të zgjasë deri në vitin 2019”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në kampionatin holandez skuadra e Ajax e mbylli në vendin e dytë, vetëm 1 pikë larg kyesuesve të Feyenoord.
Trajneri 53 vjeçar drejtoi në mënyrë të sukseshme skuadrën e Ajax, ai i’a arriti ta dërgonte edhe në finale e Europa League ku u mposht nga Manchester United me rezultatin 2-0.