Një oficer i Policisë Gjyqësore ka përmendur emra lidhur me transferimin e dosjes “184” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë për në Dibër.
Ai shprehet se bëhet fjalë për prokurorin, Klodian Braho i cili sipas tij ka punuar më parë në Prokurorinë e Vlorës dhe në këmbim të këtij vendimi është ‘falur’ nga vetting.
Por oficeri vijon më tej duke thënë se kjo është bërë me ndërhyrjen e Engjëll Agaçit duke I mbyllur një dosje nga e cila nuk justifikonte shifrën e 15 000 eurove të marra hua.
E gjithë kjo dëshmi i referohet një denoncimi të bërë publik në rrjetet sociale nga ish-kryeministri Sali Berisha, që shprehet se Edi Rama dhe Engjëll Agaçi qëndrojnë pas vendimit për dosje “184”.
Postoimi i plotë i Berishës:
Edvin Mafia dhe don Agaçio qendrojne prapa vendimit per dosjen 184!
Prokurori qe firmosi kaloi me pare me gjithe mekatet si shperbilm vetingun!
Lexoni mesazhin e oficerit gjyqesor dixhital. sb
Pershendetje z Berisha jam oficer i policise gjyqesore,
Prokurori qe ka marre vendimin per transferimin e dosjes 184 quhet Klodian Braho dhe ka punuar me pare prokuror ne Vlore! Njihet si prokuror teresisht zemerlige dhe i korruptuar! Ne shperblim te ketij vendimi kaloi shkallen e pare te vetingut megjithese kishte 15.000 euro te “marra hua” nga babai i tij dhe te pajustifikuara nderkohe qe te tjere jane rrexuar per borxhe shume me te vogla! Me nderhyrjen e forte te Engjell Agaçes vendimi u mor 2 me 1! Te shohim cfare qendrimi do mbaje OMN dhe komisioneri publik por me kete vendim me urdher te prere nga vet kryeministri duket se kaloj lumin!
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post