Është shtyrë sërish në Gjykatën për Krime të Rënda seanca paraprake për Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn, të akuzuar për përfshirjen në dosjen e 613 kg kokainë.
Shkak është bërë një parregullsi në prokurën e avokatëve për kërkesën e gjykimit të shkurtuar.
Ndërkohë kujtojmë se Pezaku dhe Lushaj janë pjesë e dosjes për 613 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durresit në një konenier që transportonte banana pranar i të cilit është Arbër Çekaj.