07:29 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dosja e fasadave të Ramës”, Meta zbulon: Kam plot të tjera, më ka mësuar deputeti i PS-së si ti ruaj

22:21 | 10/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria i’u ngre ‘kurth’ qytetarëve, miraton me nxitim pojektiligjin për lëvizjen jashtë vendit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot në emisionin “Open” se nuk disponon vetëm të ashtëquajturën “dosje e fasadave” për Ramën, por edhe plot dosje të tjera, që siç u shpreh “janë materiale të domosdoshme.

“Ma ka mësuar Anastas Angjeli këtë gjë, që letrat duhen të ruhen të gjitha se është tregues i përgjegjshmërisë publike, se nuk është thjeshtë për histori e për arkiv.“- zbuloi Meta.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja: Zoti President, ju përmendet në një intervistë një dosje fasadash, lyerjesh, një dosje të Edi Ramës, që e ruani akoma. Ishte akuzë apo shantazh ndaj kryeministrit?

Presidenti Meta: Nuk merrem unë me shantazhe.

Gazetarja: Po pse e ruani akoma?

Presidenti Meta: Ajo, ishte për t’i dhënë një sqarim kolegut tuaj, se po më thoshte mua që thotë Rama se ju keni shqetësime nga drejtësia dhe unë i thashë: Nëse ka ndonjë njeri në këtë vend, që e di më mirë se kushdo tjetër sesa i rregullt jam unë në raport me ligjin, është Rama dhe ata që kanë punuar me mua. Për shembull i thashë kur kam qenë kryeministër dhe Rama ishte ministri im, të gjithë e dinë që në mbledhjet e qeverisë nuk kalonte asnjë vendim pa konsensus. Pra në qoftë se dikush e kundërshtonte, që kishte vërejtje për anën ligjore, financiare apo aspektet e tjera dhe e di aq mirë Edi, sa 4-5 herë janë kthyer mbledhjet e qeverisë, sepse kolegët e tij kundërshtonin aktet që ai sillte, për shembull për çështjen e fasadave. Pra, e kisha në kuptimin e përgjegjshmërisë që unë kam patur dhe e kam gjithmonë në ushtrimin e detyrave të mia në raport me ligjin.

Gazetarja: Nuk është se e keni dosjen e fasadave?

Presidenti Meta: Ato i kam të gjitha unë, se unë çfarë firmos i mbaj për të gjitha një kopje, se ti e ke parasysh se çfarë ndodh këtu. Mund të ndodhë çdo gjë në kuptimin e falsifikimit, të ndërrimit të gjërave.

Gazetarja: Pra, i keni të gjitha dosjet e Edi Ramës?

Presidenti Meta: Kam ato që kam firmosur unë si kryeministër, si Ministër i Jashtëm, si President.

Gazetarja: Dosje të tilla problematike si ajo e fasadave nga Edi Rama, a keni?

Presidenti Meta: Atje duhet të jenë të gjitha në kuptimin e seriozitetit të dokumentimit të çdo akti. Njeriu duhet të jetë i përgjegjshëm për çdo akt që firmos, aq më tepër kur kemi të bëjmë me çështje që kanë të bëjnë më ligjin, që kanë të bëjnë me financat, që kanë të bëjnë me interesin publik.

Gazetarja: I ruani thjesht si materiale arkivore, apo mendoni se do i përdorni një ditë?

Presidenti Meta: Jo, janë materiale të domosdoshme. Ma ka mësuar Anastas Angjeli këtë gjë, që letrat duhen të ruhen të gjitha se është tregues i përgjegjshmërisë publike, se nuk është thjeshtë për histori e për arkiv.

Gazetarja: Mendoni se mund t’i përdorni?

Presidenti Meta: Po, edhe mund t’i përdor në kuptimin e kujtimeve, në kuptimin e rikthimit për të parë relacione, çështje të caktuara, ç’lidhje ka. Por, kjo është çështje e seriozitetit në përmbushjen e një detyre.

Gazetarja: Pra, thjesht i keni ruajtur si arkivë, nuk janë dosje problematike?

Presidenti Meta: Po, si arkivë. Një ditë do i çoj tek Arkivi i Shtetit, që t’i ketë arkivi, t’i kenë edhe historianët kur të gjykojnë për momente të caktuara të këtyre viteve, të këtyre dekadave.

Etiketa: dosjetedi ramailir meta
Pas

Vjosa Osmani: Njerëz të panjohur më hynë në oborr, më frikësuan fëmijët

Para

“Mami nisi të qante!” Fifi rrëfen për periudhën stresuese: Mendova se e kishte marrë malli, por…

Para
“Mami nisi të qante!” Fifi rrëfen për periudhën stresuese: Mendova se e kishte marrë malli, por…

“Mami nisi të qante!” Fifi rrëfen për periudhën stresuese: Mendova se e kishte marrë malli, por...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.