U sigurua dosja e vendimit të GJKKO-së që firmosi urdhëarrestin e kërkuar nga SPAK për Ilir Metën të cilin e heton për akuzën e pastrimit të parave, korrupsin pasiv dhe fshehje të pasurisë.
Ndërkohë në hetim janë dhe Monika Kryemadhi, babai i Erisa Xhixhos e cila në atë kohë mbante postin e kreut të AKEP si dhe Ema Çoku bashkëpunëtore e Kryemadhit. Dosja e vendimit të gjyqtarit Erjon Çela përbëhet nga 167 faqe ndërsa prokurorët që e kanë hetuar janë Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani.
Në dosje thuhet se deputeti Agron Çela, dikur përfaqësues i LSI dhe i afërt me Ilir Metën, ka përfituar sipas Spak rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ.
Ne dosje e Spak shkruhet se “në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”. Hetimi ka provuar gjithshtu se përftimi i këtyre parave, është bërë pa ofruar nga shoqëria “Xhenis” apo edhe BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm për shoqërinë DIA“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.