13:25 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja “Revanshi”/ Zbardhen bisedat mes Hakes e Shullazit. Si kërkonte Shullazi eleminimin e Durim Bamit

11:54 | 10/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dosja “Revanshi”/ Zbardhen bisedat mes Hakes e Shullazit. Si kërkonte Shullazi eleminimin e Durim Bamit

Zbardhet dosja e Marklen Hakes një ndër përsonazhet më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që u arrestua pak dite më parë në banesën e kusheririt të tij 21 vjeçar Klajdi Haka në afërsi të Liqenit të Bacungut në Kruje. Markleni ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi që çoi në arrestimin e 19 përsonave dhe shpalli shumë të tjerë në kërkim, mes tyre edhe Durim Bamin , Ervis Martinajn dhe shumë të tjerë.

Gjatë seances Marklen Haka tha se nuk ishte larguar asnjëherë nga Shqipëria dhe se ishte genjeshter largimi i tij drejt Dubait, ndër të tjera Haka tha se gjatë gjithë kohës ishte në shtëpinë e tij dhe se nuk ishte fshehur asnjëherë, pasi ishte i pafajshëm për çfare akuzohej. Kur u pyet për atentatin ndaj Durim Bamit, Haka nuk pranoi asnjë nga akuzat, pasi gjatë kohës qe i është bërë atentati ndaj Durim Bamit ai nuk ishte aty , pasi kishte edhe deshmitarë por ai nuk tregoi vëndin se ku ndodhje kur u bë atentati. Kjo gje u përforcua edhe nga avokati i tij mbrojtës gjatë seancës.

Në dosjen e Revanshit zbardhen detaje edhe për atentatin e bërë në nentor të vitit 2020 në Fushë Krujë ku si pasoje mbet i plagosur Ervin Kodra, nga hetimet u zbulua se objektivi i ekzekutimi ishte Durim Bamit. Kjo për faktin se atentatorët kanë qëlluar drejt vendit ku ndodhej shoferi, që sipas Policisë ishte pikërisht Durim Bami. Bami arriti që ta kuptonte se po i behej atentat dhe arriti te devijonte makinen dhe ti shpetonte atentatit. Durim Bami dhe Ervin Kodra u morën në pyetje nga grupi hetimor por ata asokohe thanë se nuk kishin konflikte me askend.

Nga dosja hetimore përmes përgjimeve të bëra në rrjetin SKY EÇ u zbulua se pas ketij atentati fshihej Marklen Haka, edhe pse ky i fundit nuk e pranon të jetë i përfshirë në këtë atentat apo të jetë perdorues i SKY ECC. Emiljano Shullazi rezulton se përmes rrjetit SKY EÇ komunikonte me Haken dhe i jepte informacione per Durim dhe Valter Bamin.

Në janar të 2020 Shullazi i thote Mariklen Hakës se:- “Në polici janë informacione sikur këto të tre jane njerëzit e tu”. Në vazhdimesi i shkruan “Ngreje pak këtë Zajen (që i referohet shtetasit Alber Zaja), se ju tek bilardot e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat”. Përmes këtyre mesezhave dyshohet se Shullazi i kërkon Hakes angazhimin e Albert Zajës në vrasjen e Durim Bamit.

Pas 2 muajsh Emiliaoni Shullazi komunikon përsëri me Marklen Haken ku në biseden e tyre flitet per nje marreveshje qe mund të bëhëj mes Durim Bamit dhe Arben Ndokës që ishin në konflikt me njëri-tjetrin. Shullazi i shkruan Hakës:-“Ai Duri (Durim Bami) ishte ka çuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe me jep garanci që e mbyllim bashkë”. Nga hetime dyshohet se që shtetasi Marklen Haka jep informacione ne lidhje me makinat dhe lëvizjet që kryen Durim Bami me automjetin e tij te blinduar. Nder të tjera Shullazi i shkruan :-“Si tja bajmë me e kap k****n… ma e rrjep ma e torturo, ishalla ta mbysin fort. Se tani ska blind që e ruan”

Marklen Haka përmes përsonave të tjerë siguronte informacione në lidhje me lëvizjet që bënte Durim Bami dhe Valter Bami. Në prill të 2020 Shullazi komunikon përsëri me Hakën dhe dyshohet se e pyet se me çfarë makine lëvizte Durim Bami. Përmes mesazheve Shullazi pyet: -“Ai D (Durim Bami) me çfarë makine leviz, më ate Renxhin me targa italiane?Po me çfarë targash e mban? Sa e ka targen? Duhet me rujt edhe Bedriun”.

Ne qershor të vitit 2022 Mariklen Hakës i bëhet atentat në afërsi të fshatit Nikel , Fushë Krujë por fatmirsisht Haka arrin që të shpetoje duke marre vetëm një plumb në nofull. Ky nuk ishte atentati i parë që i bëhej Hakës pasi në shtator te 2019 Marinklen Hakës i’u be atentat në pragun e shtëpisë ku ky i fundit arriti ti shpëtonte plumbave që u gjuajtën në drejtim të tij, por mbeti e vdekur halla e tij Shpresa Basha.

Arrestimi i Hakës u bë i mundur falë forcave RENEA ku në momentin e arrestimit i’u sekuestrua edhe një armë zjarri që Haka mohonte të ishte e tij. Mbi Hakën rëndojnë akuzat: “vrasje me paramendim e mbetur në tentative”, ”grup i strukturuar kriminal”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “armë mbajtje pa leje” dhe “ pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal” gjithë këto akuza në dëm të shtetasit Durim Bami. Ditën e djelë kur u paraqit para togava të zeza Haka mohoi ëe gjitha akuzat e mësipërme dhe nuk pranoi se kishte konflikt me Durim Bamin./faxweb

Etiketa: dosja "revanshi"Durim BamiEmiliano ShullazikonflikteMarklen HakaRENEA
Pas

“Mbetjet toksike” të enjten në Kuvend, nga debatet te interpelanca me Ramën/ Çfarë pritet të ndodhë në seancën e radhës

Para

Grupet kriminale ngritën dronin mbi burgun e Burrelit, policia identifikon dhe arreston një 36-vjeçar

Para
Grupet kriminale ngritën dronin mbi burgun e Burrelit, policia identifikon dhe arreston një 36-vjeçar

Grupet kriminale ngritën dronin mbi burgun e Burrelit, policia identifikon dhe arreston një 36-vjeçar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për ‘vjedhje me dhunë’, arrestohet 37-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

A do të dalin partitë opozitare me një kandidat të përbashkët jopolitik në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë? Ja si përgjigjet Berisha

Mali i Zi “përplaset” me Serbinë për Kosovën: Mbështetja jonë nuk ndryshon!

KAS pranon kërkesën e PD-së, do hapen kutitë e votimit të Gramshit dhe Peqinit

Reagon Luciano Boci: Rasti Beneti vulos zhvirgjërimin politik të SPAK-ut dhe kapjen e drejtësisë nga politika

Berisha: Altin Troplini, ushtar i botës së krimit – Mbajti në xhep për javë të tëra urdhër-arrestin ndërkombëtar për krerët e një karteli

Izraeli nuk ndalet, ofensivë të re sulmesh, raketat godasin aeroportin

Prej tetorit mbahet në burg, avokati i Ilir Metës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO

Shkoi në një varrim 4 ditë më parë, por nuk u kthye më në banesë! Familja ngre alarmin për zhdukjen e 78-vjeçarit

Sulmi ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s: S’ka vend për panik! Nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.