12:50 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja “Hajdari”, avokati i Izet Haxhisë: Ka prova të reja, 21 politikanë janë thirrur për të dëshmuar

16:14 | 21/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dosja “Hajdari”, avokati i Izet Haxhisë: Ka prova të reja, 21 politikanë janë thirrur për të dëshmuar

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia për tu rigjykuar, duke hapur kështu dosjen “Hajdari”.

Ndërkohë avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla thotë se kjo është ditë shumë e mirë për drejtësinë shqiptare.

Nikolla gjithashtu tha se janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendin, që janë thirrur për dëshmitarë e s’kanë begenisur.

Ai shtoi se sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë dhe do vijnë të gjithë politikanët.

“Nëse dje ishin të zënë me punë le t’a bëjnë nesër.”

Ai u shpreh se janë paguar 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë.

“Para se t’ju përgjigjem pyetjes, me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë e mirë për shqiptarët. Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s’na takon dënimi 25 vjet por pafajësia. Ka prova Izet Haxhia që është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi. Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendin, që janë thirrur për dëshmitarë e s’kanë begenisur. Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t’a bëjnë nesër. Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë.Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia”, tha ai.

Vendimi i gjykatësit Besnik Hoxha u prit me duartrokitje në sallë ku ishte i pranishëm vetë Haxhia dhe disa të afërm të tij.

Izet Haxhia ishte dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit të PD-së dhe liderit të lëvizjes së ‘Dhjetorit’ Azem Hajdari.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: izet haxhia
Pas

Parlamentarizmi i vrarë, demokraci e gjymtuar!…

Para

Diskutime për taksën e pasurisë, LSI i bashkon votat me PS-n, rrëzon PD-n

Para
Diskutime për taksën e pasurisë, LSI i bashkon votat me PS-n, rrëzon PD-n

Diskutime për taksën e pasurisë, LSI i bashkon votat me PS-n, rrëzon PD-n

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ I vuri zjarrin varrezave të Shënkollit, nën hetim 33-vjeçari

Presidenti i Republikës Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë

Ndryshon masa ndaj Jamarbër Malltezit, arresti i shtëpisë zëvendësohet me garanci pasurore

Sherr për motive të dobëta mes të rinjve në Lushnjë, njëri përfundon në spital

Nga trafiku i drogës tek aksidentet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, disa të ndaluar në Durrës në orët e fundit

Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

Zjarre masive në Turqi, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

Velipojë, procedohen penalisht 2 persona për zënien e hapësirave publike gjatë kontrolleve “Plazhi i lirë”

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.