Është zhvilluar paraditën e sotme në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore ndaj Izet Haxhisë për të cilin avokatët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në një tjetër masë më të butë.
Kërkesa nga avokati Idajet Beqiri është bërë duke u bazuar me argumentin se Haxhia ka kryer 13 vite paraburgim që konvertohen në 20 vite burgim. Haxhia u dënua me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit.
Seanca është shtyrë për në datën 5 korrik me kërkesë të prokurorit Dritan Nushi, për t’u njohur me aktet e dosjes.
Në 18 mars Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e tij për riçelje të gjykimit nga fillimi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)