Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë hetimet për pajisen e kapur në Shqipëri në vitin 2016, IMSI Catcher.
Gjykata ka pranuar kërkesën për pushimin e hetimeve pas përfundimit të afatit.
Pajisja IMSI-Catcher mësohet se gjendet në ambientet e ambasadës italiane në Tiranë.
Prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të pushojë hetimet pasi nuk mund të kryejë ekspertimin për të vërtetuar nëse pajisja kryen apo jo përgjime.
Pajisja IMSI Catcher, hetimi ka qenë peng i letër-porosisë së ardhur nga autoritetet italiane.
Kur pajisja u kap në Shqipëri në vitin 2016, në skenën politike u hap debati se me këtë pajisje ministria e Brendshme e drejtuar nga Saimir Tahiri kryente përgjime të paligjshme.
Për këtë çështje asokohe u ngrit dhe një Komision i Posaçëm për të hetuar veprimet e Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë, Haki Çako.
Nga ana e gjykatës pati një pezullim të përkohshëm nga detyra të ish drejtorit të përgjithshem Haki Çako dhe dy masa arresti shtepiak, vendime këto që u shfuqizuan nga gjykata e Apelit.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post