Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”.
GJKKO ka vendosur të shtyjë për nesër vendimin nëse çështja ndaj Berishës do të dërgohet apo jo për gjykim.
Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj u shpreh se gjykata ka rrëzuar të gjitha kërkesat e ngritura nga mbrojtja gjatë seancave paraprake, përfshirë edhe ato që lidhen me pavlefshmërinë e ekspertizës.