10:28 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja “Partizani”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Malltezit, mbetet në arrest shtëpie

20:05 | 05/12/2024
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dosja “Partizani”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Malltezit, mbetet në arrest shtëpie

Sot, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizimin e disa vendimeve të dhëna nga GJKKO, Gjykata e Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të pretenduarave papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e Jamarbër Malltezit, për shkak të pamundësisë për të formuar shumicën e nevojshme prej 5 gjyqtarësh për të marrë një vendim.

Kërkesa kishte për objekt anulimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme, vendimit nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit, dhe vendimit nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të pretenduarave shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Vendimi u mor pas faktit se nuk u arrit formimi i shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh, për të mundësuar shqyrtimin dhe vendimmarrjen për këtë çështje.

 

 

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Në datën 05.12.2024, Gjykata Kushtetuese ( Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Jamarbër Malltezi, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh.

Pas

Gjekmarkaj takim me demokratët në Milot, nënkryetari i PD: Ndryshimi është i mundur!

Para

SHBA/ Tërmeti i fuqishëm në brigjet veriore të Kalifornisë, autoritetet anulojnë alarmin për cunami

Para
SHBA/ Tërmeti i fuqishëm në brigjet veriore të Kalifornisë, autoritetet anulojnë alarmin për cunami

SHBA/ Tërmeti i fuqishëm në brigjet veriore të Kalifornisë, autoritetet anulojnë alarmin për cunami

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha sërish kritika për Irena Gjokën: Është mashtruese ordinere e pacipë, subjekt i ligjit

Masa e SPAK, Berisha mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Po tentonte të kalonte Kanalin Anglez, mbytet varka në brigjet franceze! Një i vdekur dhe 61 të shpëtuar

Pretendojnë se iu vodhën vota, Djathtas 1912 dhe 11 kandidatë kërkojnë pamjet e numërimit nga KQZ

Plagosi babanë me armë të modifikuar, arrestohet 23-vjeçari në Fier

Grabitja si në filma/ Morën 3 milionë euro dhe dogjën autoblindat, 11 të arrestuar në Itali

U vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

Pesë vjet nga Brexit/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar zhvillojnë sot samitin e parë dypalësh në Londër, në fokus mbrojtja dhe ekonomia

Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.