Ka nisur në GJKKO seanca e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezit.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë për korrupsion e pastrim parash.
Seanca e parë, më 30 qershor, u shty për mungesë të Berishës, i cili tha se nuk kishte marrë fletëthirrjen, si dhe mungesës së biznesmenit Fatmir Bektashit, për arsye shëndetësore.
I pranishëm, Malltezi deklaroi para trupës gjykuese se nuk e kishte njoftuar Berishën për fletëthirrjen për t’u paraqitur në gjykatë.
Në mungesë të Berishës e me kërkesë të prokurorit të SPAK-ut, Arben Krajës, i cili deklaroi se ish-kryeministri nuk është njoftuar në përputhje me ligjin, treshja e gjyqtarët vendosën ta shtyjnë seancën për më 21 korrik, ora 10:30.