Dosja e SPAK-ut për grupet kriminale në Elbasan tregon e si snajperisti nga Shkodra Preke Kodra komunikon me biznesmenin Fuad Verzivolli duke bërë pazare armësh. Gjatë bisedës të rregjistruar në Ëhatssap me datë 3 tetor 2020, Fuad Ferzivolli i shkruan Preke Kodrës, ‘Ma bi dot me foto ate pistolet izraelit’’
Të nesërmen me datë 4 tetor 2020 Prekë Kodra i është përgjigjur se për këtë pistoletë do të kontaktojë me bashkëpunëtorin e tij pasi nuk ka dijeni nëse e ka ende në posedim ‘’Po e pyes a ka prap apo jo se ka nji muaj që ma ka nis videon’’
Më pas në datën 5 nëntor të po atij viti, Prekë Kodra i dërgon dy fotografi të komunikimeve në ËhatsApp të cilat i ka realizuar me bashkëpunëtorin e tij, fotografi në të cilat shfaqën dy armë.
Dhe pas dërgimit të fotografive i shkruan “Të dyja janë izraelite…Nëse e ka atë të them direct… Për këtë e ka e di unë se ju ka kap dikush në të, po se jëp nër kët çmim”.
Fuad Verzivolli e pyet nëse mund ta blejë me një çmim më të ulët, ‘’Po më poshtë nuk ulet?’’
Më datë 13 tetor të vitit 2020 Verzivolli komunikon me Prekë Kodrën te cilit dyshohet se i kërkon armë zjarri ‘’Shif mos gjen naj gjë të bukur’’
Prekë Kodra i përgjigjet duke kërkuar prej tij një armë zjarri model Glock me silenciator.