Është hedhur dritë mbi dosjen “Revanshi” ku u lëshuan 50 urdhërarreste për goditjen e 7 bandave kriminale ne vend, ndërkohë që në mesin e tyre ishte lëshuar urdhërarresti edhe per Elson Reçin, i njohur ndryshe si “i forti i Rrëshenit”, teksa ky funit u arrestua pak muaj më parë në Dubai.
Në fillim të shtatorit të vitit 2020 50-vjeçari, Preng Gjini i shpëton një atentati të mirëorganizuar mbi urën e Selitës. Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar.
Kjo ngjarje lidhet edhe me sagën e hakmarjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ku jo më larg se muaj me pare atentatit para atentatit te Preng Gjinit, Kastriot Reçi, mbeti i vrarë me snajper. Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive. Ndërkohë një vit pas vrasjes së Armando Gjinit, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndaj vëllait të tij, Preng Gjini.
Në dosjen e “Revanshit” Elson Reçi , nipi i Kastriot Recit përmes komunikimeve ne rrjetet SKY ECC komunikon me eksponente te botes se krimit me qëllim eleminimin e Preng Gjinit përmes një atentat me C4 te komanduar. Përmes hetimeve zbulohen se Reci komunikon me Fatmir Troplinin përmes Arben Mërkurit me qëllim vënien në kontakt me Nuredin Dumanin që do të merrte përsiper eleminimin e Preng Gjinit. Marrëveshja e Reçit me Dumanin nuk do të finalizohetj asnjëherë pasi ky i fundit kërkonte 200 mijë euro dhe Reçi nuk pranoj.
Në fillim të muajit qershor të 2020, Elson Reçi përmes rrjetit Sky ECC komunikon me Arben Merkurin në lidhje me informacionet që kanë siguruar në lidhje më vendodhjen e Preng Gjinit. Reci i shkruna Mërkurit: “Ishalla po na jep info kë kohë reale, se më kanë dhanë një info që ka marrë një ship meqera andej nga Komuna dhe andej I kam lanë njerëzit me u sjellë për momëntin. E kam fut atë që ma gjeti heren e parë por më tha që stë jap garaci por do te mundohem. Vlla ti e din qe nuk është hall lekësh se mua sme mungojnë lëkët për këtë punë.”
Dy dite pas këtij mesazhi Reci komunikon përsëri me Mërkurin dhe i shkruan: “Po vlla aty rrin, ka marrë një shtëpi me qera aty, spo bim nët të”. Reçi perms njerzve te tij kishte marrë vesh se Gjini është takuar me Rumin (Aleksander Laho) në një local në lagje dhe i kerkon Mërkurit të zbulojë lokalin ku janë takuar, me qëllim lokalizimin e takimit të radhës mes tyre.
Nga hetimet në dosje shfaqet edhe shtetasi Klodian Shahini një punonjës policie që ndihmon Reçin për hyrje daljet nga Shqipëria dhe tragat e Mjeteve që Gjini përdor. Në fillim te muajit korrik të 2020 Reçi komunikon me Shahinin për të parë në system nëse Preng Gjini ka kaluar kufirin dhe i shkruan përmes SKY ECC: “A ma shef dot nese ka kalu kufinin kto dit ai “P”? Prengen ma shif se me duhet.
Në gusht te 2020 Elson Reçi komunikon me Besian Xhixhen dhe Enver Diven qe kishin përsipër edhe vëzhgimin e lëvizjeve te Preng Gjinit dhe te nje mikut te tij Fatjon Dautaj, nga pergjimet zbulohet roli I tyre dhe se si e kishin ndjekur ne fillim te gushtit Gjinin dhe Dautajn. Enver Diva i shkruan Xhixhes: “O shoku a të thash që ka ik burri i huj është në Shkodër, qorri me gjithe atë. Tani janë duke u kthy prej Shkodrejanë duke ardh knej o burr.” Nga hetimet zbulohet se qorri është Fatjon Dautaj dhe burri i huaj është Preng Gjini.
Pas informimit te lëvizjeve te Gjinit, Reçi komunikon me Mërkurin ku i komunikon që vrasjen do e bëj dikush tjetër kundrejt pagesës dhe jo Besjan Xhixha , Enver Diva dhe Robert Laci. Duhej te gjendej një person i tretë dhe jo Arben Mërkuri pasi ky i fundit kishte marrë pjesë në varrimin e Kastritot Reçit. Elson Reçi i shkruan Mërkurit: ”vlla unë kam hall tjetër të thash pak a shumë dje. Nuk janë duke ma bërë punën kta cunat si kam angazhu se kanë gjet ka 2 dit, po ,më lun mendja. Nuk bën as ti me gjujt vlla , se rrezik të thirrin dhe ty se te ka ktu ktu në varrim. Ne duhet o me ndrrim o me i dhane lekët dikujt. Vlla, me i dhan lekët dikujt do ishte më e mira por na duhet shpejt.”
Pasa këtij komunikimi me Reçin, Mërkuri shkruan ne SKY ECC me Fatmir Troplinin të cilit i thotë: “Do iki larg. Du me taku nipin e Kastriotit.”
Pas dy ditësh nga ky mesazh Arben Mërkuri komunikon Fatmir Troplinin që i kërkon të takohen te Kancelaria pasi kishte një bisedë me të, nga ku dyshohet se janë takuar me qëllim diskutimi që Elson Reçi është i interesuar në gjetjen e përsonave që kryejne vrasjen Preng Gjinit kunderjt një pagese. Arben Mërkuri i shkruan Troplinit: “A do vish te me takosh, 2 minuta vetem du me diskutu dicka me ty. Mos u vono, ktu jam te kancelaria.”
Po të njëjtën ditë përmes SKY ECC Fatmir Troplini komunikon me Nuredin Dumanin ku i tregon për punë dhe Dumani i përgjigjet: “Po vlla më thuaj pa pik problem, flasim këtu dhe ja nis cunat.”
Pas këtij komunikimi, Troplini komunikon me Mërkurin dhe i tregon që kishte folur me Dumanin dhe i shkruan: “Fola me kte shokun I kam robt gati thot. Tmeret vesh se skam qef tboj telefon e prish. O daku tjap adrresen coja atij nipces tflasi vet ne tel.” Por kjo marrëveshje nuk u finalizua asnjëherë pasi nuk kishte dakortësi mes palëve.
Me datë 14 shtator në 2020, Elson Reci komunikon me Mërkurin dhe i tregon që i ka vendosur eksploziv makinës së Preng Recit dhe po pret që të hipi përsëri në makinë që të ndodhë atentati. Reçi komunikon me Mërkurin mes SKY ECC dhe i thote: “Vlla spo kuptoj po jam në siklet të madh shumë me kët fis q*m, veç ishlla po ma ven dhe një herë bythën në makinë se u çmenda. Pulti punoj vlla, por nuk u ndez aparatura. Po nuk u mora me të me ja hq, ja kam lënë krerjt në të , të vjetrën dhe ja kam vu tjetrën sipër.”
Në ditën e atentatit Elson Reçi komunikon me Klodian Shahinin dhe i thotë që është shumë afer punës dhe i shkruan: “Puna e afrume është, presim dita ditës me mbaru punë. Vec Zoti ne qiell po e mbron.”
Me 15 shtator Preng Gjinit i bëhet atentat me eksploziv ne makinë dhe fatmirësisht ai shpëton.
Një ditë pas atentatit, Elson Reçi komunikon në SKY ECC me një person të pa identifikuar dhe i tregon për atentatin që ishte vendosur eksplozivi në anën e gabuar pasi Gjini ishte i ulur në anën e pasagjerit dhe i shkruan: “Vk, ja q*fsha bash fisin, ters i madh. Po vk pa lidhje, dëmtime të vogla, kshu thonë. Po vk nuk ka qenë në anën e duhur. Nuk bahet gja ma. Veç ta shohim ç’a pasojash ngel. Probleme në kokë ka. Të shofim mos ka ngel budalla se është më keq se me ik.”
Elson Reçi akuzohet nga SPAK në bazë të persovave për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i amëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi I strukturuar kriminal”
Kurse shtetasit Arben Mërkuri, Fatmir Troplini , Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laci dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë atenatat akuzohen për “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i shtrukturuar Kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi I shtrukturuar kriminal”.