Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka rrëzuar pretendimet e dosjes së publikuar javën e kaluar ku pretendohet se Moska kishte materiale kompromentuese për Donald Trump, duke thënë se njerëzit që e urdhëruan atë janë “më të këqij se prostitutat”.
Duke reaguar për herë të parë mbi këto pretendime, pak ditë para marrjes së detyrës nga Trump, Putin ironizoi për punonjëset seksi të Rusisë duke thënë se janë më të mirat në botë, por shtoi se nuk besonte se Trump të ketë takua ndonjë prej tyre.
“Nuk e kam takuar kurrë atë. Dhe nuk kam asnjë arsye ta kritikojë apo mbroj atë”, tha Putin, i cili shprehur admirim për dëshirën e Trump për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.
Më tej, Putin e cilësoi si “false” idenë se Trump mund të jetë kompromentuar gjatë vizitës së tij në Moskë në vitin 2013 për garën Miss Universe.
“Ai është i rritur dhe një mashkull që për vite ka organizuar konkurs bukurie dhe ka folur për femrat më të bukura në botë. Është e vështirë të besosh se ai ka vrapuar pas për të takuar vajza me moral të ulët. Edhe pse tonat janë më të mirat në botë”.
Putin shtoi se është absurde të mendosh se shërbimi special rus mund të jetë i interesuar për Trump në atë kohë kur nuk ishte i përfshirë në politikë. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post