Në konferencën e sotme për mediat për vizitën e tij në Gjermani, kryeministri Rama u pyet dy herë për qëndrimin që mbajtën deputetët e Bundestagut dhe vetë kancelarja Merkel ndaj dosjes ‘Tahiri’ ku ish-ministri i Brendshëm dyshoshet për trafik ndërkombëtar kanabisi.
Por Kryeministri Rama është përgjigjur duke lënë të kuptohet se mënyra si është përcjellë shqetësimi i gjermanëve për dosjen ‘Tahiri’ është pjesë e ‘baltës së kazanit të Tiranës të eksportuar atje dhe disinformimit’.
Rama tha se i është bërë pyetje në Komisionin Evropian të Bundestagut në lidhje me këtë çështje dhe ai ka diskutuar pozicionin e qeverisë në këtë proces
“Është bërë pyetje në Komisionin Evropian më lidhje me këtë çështje dhe kemi sqaruar pozicionin tonë në këtë proces. Ka qenë pyetje që ka pas të bëjë në thelb me baltën e eksportuar atje dhe disinformimin.
Por Rama ka lënë të nënkuptohet se deputetët gjermanë nuk e kanë ngatërruar rolin e qeverisë me atë të prokurorisë:
“Fatmirësisht ne kemi qenë në Gjermani dhe jo në Venezuelë që të na kërkojnë që të kapim e të arrestojmë një person, pasi këtë koncept atje e marrin që me qumshtin e nënës.” – është shprehur Rama.
(E.L./Faxweb)