Shtatë ekspertë italianë do të jenë pjesë e hetimeve për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, ndërsa do ti bashkohen ‘ekipit’ të prokurorëve të Durrësit dhe Krujës.
Mësohet se një delegacion ekspertësh italian i kryesuar nga dy prokurorë të prokurorisë së Aquilas z. Fabio Picuti dhe z. Michele Renzo, OPGJ si dhe inxhinierë kanë zhvilluar një takim Prokurorin e Pergjithshëm z Olsian Çela, takim i mundësuar nga PAMEKA.
Tema e diskutimit është asistenca teknike për hetimet mbi tërmetin e 26 nëntorit. Tërmeti i shkallës 6.4 Rihter rrafshoi dhjetëra banesa e pallate në Durrës, Thumanë e Laç ndërsa dëmtoi rëndë qindra të tjerë.
Prokuroria nisi hetimet menjëherë pas katastrofës e cila mori dhe 51 jetë njerëzish në 3 qarqe te vendit.
Vetëm në Durrës prokuroria preu 17 fletë arresti për zyrtarë dhe ndërtues si dhe u shoqëruan dhjetëra të tjerë të cilët dyshohen se me veprimet apo mosveprimet e tyre çuan në shembjen e dhjetëra banesave në qytetin e Durrësit ku humbën jetën 24 persona.