10:18 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja “Veliaj”/ GJKKO i komunikon masën detyrim paraqitje biznesmenit Sokol Kryeziu

16:30 | 28/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dosja “Veliaj”/ GJKKO i komunikon masën detyrim paraqitje biznesmenit Sokol Kryeziu

Sokol Kryeziu biznesmeni që dyshohet nga SPAK se ka kryer “korrupsion aktiv” në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj u paraqit në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kryeziu ndodhej jashtë vendit në momentin që  GJKKO firmosi masat e kërkuara nga SPAK, teksa është kthyer në Shqipëri për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

Vlerësimi i masës u bë nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Bani.

Sipas vendimit të sotëm të GJKKO, pas paraqitjes së Kryeziut gjatë mesditës, firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 9 shkurt 2025, biznesmeni, urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore, të premten e parë dhe të katërt të çdo muaji në orën 14:45.

Njoftimi i GJKKO-së

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 26.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje

të personit të arrestuar dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të

Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Sokol Kryeziu me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 24, datë 28.02.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Sokol Kryeziu, me vendimin Nr.7, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

2. Urdhërohet personi nën hetim Sokol Kryeziu, që të paraqitet përpara oficerëve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të premten e parë dhe të

katërt të çdo muaji në orën 14.45

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Pas

Ilir Proda takim me Sektorin për Komunikimin me Median si dhe me zëdhënëset e DVP-ve

Para

ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës dhe uljen me 40% të pagës

Para
ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës dhe uljen me 40% të pagës

ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës dhe uljen me 40% të pagës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Europa “zbret” në Tiranë, mikpritja e liderëve në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Këngë e valle në Sheshin Skënderbej, çfarë pritet nga mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Bora “sfidon” verën, pamje të rralla nga Thethi

Samiti në Tiranë/ Rama pret Sanchez: Diskutuam për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen ndaj rrugës tonë evropiane

Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv në aleancën ushtarake

Detaje nga ngjarja në Liqenin e Thatë/ 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit, ishte vetëm në makinë dhe…

Vuçiç dhe Osmani bashkë në darkën e Von der leyen në Tiranë

Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.