09:40 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja Xhafaj/ ‘Luftë’ edhe në frontin mediatik? Çim Peka “përplaset” me Nikoll Lesin: E njeh më mirë se unë Metën, bëni vrap bashkë e pini kafen çdo ditë

10:58 | 19/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dosja Xhafaj/ ‘Luftë’ edhe në frontin mediatik? Çim Peka “përplaset” me Nikoll Lesin: E njeh më mirë se unë Metën, bëni vrap bashkë e pini kafen çdo ditë

Çështja e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ka hapur një tjetër debat në median online, kësaj here mes dy drejtuesve të dy portaleve të njohur për linjën e tyre opozitare.

Ka qenë portali i drejtuar nga gazetari Çim Peka, Syri.net që në një shkrim të dy ditëve më parë me titullin “Gazetarë apo avokatë të drogës”, shkruante se analistët Andi Bushati, Mustafa Nano, Shpëtim Nazarko, botuesi Nikoll Lesi dhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi, që po bëjnë avokatinë e Fatmir Xhafës në media.

Mes të tjerash në shkrim theksohej se këta analistë nuk po mbrojnë as qeverinë Rama, as ministrin Xhafaj, por mafian shqiptare të drogës.

Faxweb.al ka sjellë të përmbledhur replikat mes drejtuesit të Syri.net dhe botuesit Nikoll Lesi.

“Interesant në këtë front është rasti, i Nikoll Lesit. Ditët e fundit, edhe duke u investuar personalisht me editoriale të nënshkruar me pseudonimin mediatik të preferuar, “Spiten Prulli”, në gazetën e tij “Koha Jonë” po bëhet një avokaturë teje e fortë ndaj Fatmir Xhafajt dhe detyrimisht edhe ndaj të vëllait; sepse në fakt ai dhe veprimtaria e tij kriminale është thelbi i çështjes.

Themi interesant, sepse në të njëjtën faqe ku mbrohet me tituj bombastik Xhafaj, gjen me shumicë lajme të eksponentëve zyrtarë të LSI si Petrit Vasili e Ylli Manjani, të cilët mendojnë të kundërtën.

E vërteta është, se nëse kthehemi pas në kohë, Ilir Meta me Xhafajn kanë qenë në përplasje të hapura, veçanërisht për çështjen e projektit fillestar të Reformës në Drejtësi ( U detyruan ta rishikojnë pas Venecias dhe “kërcënimit” të kreut të LSI, për largim nga kooalicioni), në të cilën sot po del se ka ndërhyrë e falsifikuar nenin. për ekstardimin në favor të të vëllait të dënuar në Itali

Por Lesi gjithmonë ka qenë “kokë më vete” dhe ky investim ndaj Xhafajt, mund të mos ketë lidhje fare me afeksionin e tij ndaj presidentit, por vetëm me konspiracionin që shpalos ai në shkrimet e tija; me pak fjalë Rama&Basha në koordinim, po “ja fusin” Fatmir Xhafajt!”-shkruan portali.

Kaq ka mjaftuar që Lesi t’i kushtojë një editorial gazetarit Peka.

Me titullin “T’i përgjigjem Syrit të Çimit apo pronarit të Pekës”, gazetari dhe botuesi, me doza të forta ironie shkruan se zgjedh t’i kthejë përgjigje portalit opozitar për respekt të lexuesve të shumtë që ka.

Lesi thotë se vazhdon të mendojë se në një botë kapitaliste përgjegjësia mbetet individuale, si i tillë dhe rasti Xhafaj.

Lesi i referohet Pekës si “artikullshkruesi në katin e 14-të të kullës tek TVSH-ja” por pa dhënë shpjegime të tjera.

Shkruan Lesi:

“Sot në mesditë, pas drekës së “Syrit”, Çim Peka ka shkruar një editorial pa emër, po në emër te “Syri.net” me titullin: “Gazetar, apo avokatë të drogës?!”.

Dhe më ka futur mua si botues të gazetës “Koha Jonë”, bashkë me analistët Andi Bushati, Shpëtim Nazarko, Mustafa Nano dhe Ben Blushin si “avokatë të drogës”, pasi sipas tij po mbrojmë ministrin Fatmir Xhafaj.

Së pari, shkrimi dukej i shkruar nga një dorë nxitimthi e nxehur, me mllef dhe pa argumenta.

Nxitimthi, sepse kishte shumë gabime drejtshkrimore, aq sa nga mllefi nuk kanë patur kohë për t’i korrigjuar “argumentat” e tyre në artikullin me titull: “Gazetar, apo avokatë të drogës?!”

Së dyti, nuk marr përsipër të mbroj Ben Blushin, Andi Bushatin, Mustafa Nanon dhe as Shpëtim Nazarkon. Secili prej tyre mbrohet vetë, bile kanë penë më të hidhur se unë, ndonëse mesa kuptova nuk donin të reagonin fare ndaj një shkrimi të tillë.

Së treti, me duhet të them se qëndrimi i gazetës “Koha Jonë” ndaj rastit të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë dhe mbetet i njëjtë: Ministër korrekt dhe si i fundmi i plejadës së socialistëve, pasi rilindasit në selinë rozë e morën kalanë e PS-së.

Së katërti, në lidhje me rastin e të vëllait, Agron Xhafaj mendoj, për aq informacion sa kemi deri më sot, se përgjegjësia mbetet në botën kapitaliste dhe demokratike, krejtësisht individuale. Është njëlloj, ndonëse çdo krahasimi çalon, që sikur Avenir Peka, një nga zyrtarët më korrekt dhe të ndërgjegjshëm që kam njohur në selinë blu, të ndëshkohet apo të penalizohet prej të vëllait të tij, Çim Peka, i cili drejton portalin e “Syri.net”.

Së pesti, raportet e “Koha Jonë” me Ilir Metën dhe LSI. Çdo gazete, apo portal ka një linjë editoriale dhe pavarësi brenda linjës që ndjek. Është gabim, apo jo këtë e vendos lexuesi, i cili të ndjek, ose nuk vjen fare te web-i yt.

Natyrisht që ka edhe portale skandaloze, apo që financohen nga krimi dhe gjejnë mënyra djallëzore për të patur lexues, kjo nuk është ndonjë gjë e re.

Portali “Syri.net” nuk futet në këtë kategori, pasi po të kishim patur informacion nuk do kishim hezituar për ta botuar, pa as më të voglën droje.

Është portal me linjë editoriale opozitare, shumë PD dhe mbetet në të drejtën e pronarit dhe të drejtuesit, Çim Peka se si e mban “shënjestrën”. Siç kam edhe unë të drejtën time në këtë katrahurë mediatike, të traditës dhe të rrjeteve sociale për të patur një qëndrim editorial.

Apo jo i nderuar artikullshkrues i katit të 14-të të Kullës së madhe përballë TVSH-së?

Tani artikullshkruesi mërzitet se nga njëra anë “Koha Jonë” mbështet Ilir Metën dhe nga ana tjetër bën shkrime pro ministrit Fatmir Xhafaj! Po pse, sipas “Syrit”, unë duhet të marr leje te Ilir Meta?!
Ilir Meta është President.

E respektoj si person që ka çarë udhën e politikës nga fshatrat e Skraparit, pa asnjë mbështetje.

Nuk e ka patur babain në Komitetin Qendror të Partisë, apo doktor të Udhëheqjes dhe ka bërë histori.

Natyrisht edhe duke gabuar. Por Ilir Meta ka punën dhe udhën e tij, sikurse “Koha Jonë” të veten dhe nuk ka pse hidhet piper sikur qëndrimet e gazetës pro ministrit Fatmir Xhafaj janë fije të Ilir Metës për paqe me ministrin. Ilir Meta nuk do t’ia dijë për njeri, për aq sa e njoh.

E kam fjalën për duel politik, nëse turren për t’i rënë në qafë. Mundet që Çim Peka ta njohë më mirë, derisa edhe për vrap dalin bashkë me Presidentin.
Dhe sa për të tjerat në LSI do të ishte mirë që drejtuesi i “Syrit” t’i sqaronte më mirë me drejtuesit e LSI, me të cilët pi kafen e mëngjesit, apo ha darkën.

E fundit, mendoj se nuk është etike nga ana e portalit popullor “Syri.net” që të përdorë termin “avokatë të drogës”. Edhe vetë Çim Peka e di mjaft mirë se me atë botë krimi e mafieje, as kam patur e as nuk do kem kurrë punë e lidhje.”

S’ka vonuar përgjigja e Pekës, i cili i kthehet Lesit duke i thënë se nuk paguhet nga Basha, dhe se ky i fundit s’paguan të bëjë opozitë, e jo më të paguajë gazetarë.

Shkruan Çim Peka:

“Niko, e verteta është që je elegant me miqtë. Madje edhe me mua si mik shumë herë më jep vlera më tepër se sa kam.

Edhe unë i respektoj dhe mundohem të jem korrekt me miqtë. Por, me “miqtë” politik dhe mediatikë më ndan detyrimi për të thënë sa më shumë të vërteta për lexuesit e “Syrit”.

Besoj e mban mend Niko, kur të pyesja vjet pas shkatërrimit të PD-së nga Basha: Si ka mundësi që po i bën avokatin një njeriu qe i la zgjedhjet në tavolinë?

Përgjigjia jote e sinqertë ishte: E kam komshi në Qerret dhe më vjen keq se po e sulmojnë të gjithë. Dhe, sot ma bëje pronar të portalit, dhe kë? Lulin që nuk shpenzohet të bëjë opozitë e jo më të mbaj gazetarë!!!!

Vetëm këtë ndryshim kemi bashkë në raport me miqtë. Madje edhe me miqtë e përbashkët që i kemi të shumtë.

Fakti qe Fatmir Xhafa mund të ketë qenë më serioz se Saimir Tahiri, nuk e bën atë të pafajshëm. Sa për ata “gazetarë” që të kanë thënë që mos i kthe përgjigje se nuk ja vlen, të njëjtën gjë më thonin edhe mua për ty, kur i paguaja më shumë se veten.

Të marrësh një revistë në gjuhë të huaj në dorë e të dalësh për vrap që të të shikoj lagja, nuk të bën as gazetar profesionist, e as nuk të dobëson. Madje të trash nga koka. Kështu ndodh me njërin tek ne Niko, me njërin që s’kupton asgjë.

Dhe e fundit, titulli i “Syrit” mbyllej me (?). Por kur e mbron prej një jave një ministër që ka rënë në rrjetën e trafikut qoftë edhe prej vëllait, ka detyre ligjore ta arrestojë por nuk e bën, madje e mbron dhe e trajton si biznesmen, ka detyrimin edhe vetë ti nënshtrohet ligjit “antimafia” por prapë nuk e bën, një pyetje bëhet mik.

Ore çfare po ndodh me gazetarët?

Gjithsesi ishte detyrimi im të sqaroj si mik, pasi sot nuk na lexon njeri as mua e as ju, jo e jo ata te tjerët që janë në foton e shënimit te “Syrit” e po numërojnë apartamentet nga Tirana, në Lalz e së fundmi në Spille.”

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Foto/Majlinda Bregu feston ditëlindjen, ja si dukej 23 vite më parë

Para

Ekipi i Kamzës denoncon: Po tentojnë të na blejnë lojtarët, ky personazh po shkatërron futbollin

Para
Ekipi i Kamzës denoncon: Po tentojnë të na blejnë lojtarët, ky personazh po shkatërron futbollin

Ekipi i Kamzës denoncon: Po tentojnë të na blejnë lojtarët, ky personazh po shkatërron futbollin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në shkollën “1 Maji” në Tiranë nuk numërohet në 4 tavolina! Zv kryetari i KZAZ: Janë larguar numëruesit e PD-së, ja sa vota ka marrë çdo subjekt politik

Numërohen 147 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë

Vihet në pranga 63-vjeçari në Fier, dha para në këmbim të votave për të favorizuar kandidaten

Numërohen 83 kuti nga 245 në Lezhë, si paraqitet rezultati! Sa është diferenca PS-PD

Numërohen 31.07% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 69 nga 222 kuti në Dibër, PS vijon të kryesojë ndaj PD-së

Dibër/ Mbyllet përkohësisht procesi i numërimit të votave

Numërohen 150 kuti nga 587 në Fier! Socialistët kryesojnë, rritet ndjeshëm diferenca mes partive kryesore

Numërohen 110 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, vijon të kryesojë PS-ja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.