Kryeprokurorja Arta Marku po raporton në Komisionin e Sigurisë dhe Ligjeve për punën e organit të akuzës gjatë vitit 2018.
E pyetur se çfarë po ndodh me peshqit e mëdhenj, Marku tha se dosjet 339 dhe 184 janë ende nën hetim, pasi ka pasur rret 700 CD të pazbardhura.
“Dosjet e përgjimeve janë në hetim. Nëse do kishte vendimmarrje do ishte marrë vesh. Çështja 339 ka pasur 700 cd te patranskrimtuara. Ju garantoj që shumë shpejt do kemi një vendimmarje te shpejtë.
U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë dhe të kene nje vendim per çështjet që kanë tronditur politikën”, u shpreh Marku.
Një prej deputetëve që ka ngritur më së shumti pyetje ka qenë Lefter Maliqi, ndërsa një prej dosjeve që ai përmendi është dhe ajo e vrasjes së ish-bankierit Artan Santo.
Pjesë nga diskutimet:
Maliqi: Publiku pret nga Prokuroria goditje dhe arrestime të peshqëve të mëdhenj. Bosët e krimit janë në qeveri, janë ish qeveritarë. Njerëzit pa përkrahje ekonomike vuajnë dënime në burgje me shumë vite dhe për vepra të vogla penale, sa janë dosjet e pezulluara për vitin 2018. Çfarë është bërë për dosjet e përgjimit dhe pse kjo vonesë?
Braho: Ky raportim ka një specifik të veçantë. Është raportim për çështje kriminaliteti. Ështe e ndaluar që Prokurorja të flasë për çështje konkrete, ti shmangim
Marku: Ju thatë Bosët e krimit gjenden në qeveri. Prokuroria nuk ka më atribute te tilla. Mund ti drejtoheni Prokurorise se krimeve të Rënda. Dosja për Santon është jashtë periudhës për të cilën po raportojmë sot. Eshte çeshtje konkrete dhe nuk mund tu jap te dhëna për të.
Dosjet e përgjimeve janë në hetim. Nëse do kishte vendimmarrje do ishte marrë vesh. Çështja 339 ka pasur 700 cd të patranskrimtuara. Ju garantoj që shumë shpejt do kemi një vendimmarje të shpejtë. U kam kërkuar prokuroëve të hetojnë dhe të kene nje vendim per çështjet që kanë tronditur politikën
Murrizi: Prokuroria e krimeve të Rënda mban raport këtu?
Manja: Nuk ka raportim të drejtueses se Krimeve të Rënda.
Murrizi: 700 cd e përgjimeve. Janë përgjuar prej vitesh thotë. Janë përgjuar kot për qejf këta. Është kthyer në call center prokuroria. Po bejnë videoklip këta? Çfarë është kjo gallatë që harxhohen pare nga taksat e shqiptareve. A ndiheni përgjegjëse për një anëtar të KLP që rezulton bashkëpunetor i sigurimit me emrin Venusi, se ka vajt me firmën tuaj?
Marku: 700 CD e pazbardhura, duket sikur prokuroria s’ka bërë pune tjetër vetem ka përgjuar. Une kam ndërhyre sipas komptencave. Kjo çështje është referuar që në vitin 2016. Vetëm në vitin 2018, është parë kjo problematikë e përgjimeve të pazbardhura. Duket numri i lartë po është normal duke marrë parasysh volumin e çështjes. Janë dy prokuroë dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore që po merren me këtë. Po ecet me ritme të shpejta. Për një pjesë të të pandehurve është ndarë çështja, s ka lidhje me zgjedhjet por me trafikimimin e narkotikëve, në këtë pikë është edhe dosja 184.
(E.K/Faxweb.al)