Gentiana Sula, kryetarja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve tregon me detaje se si do të hapen dosjet. Sula ka qenë e ftuar në emisionin ”Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku së bashku edhe me 4 anëtarët e tjerë Daut Gumeni, Mariglen Kasmi, Altin Hoxha dhe Simon Miraka. Ata deklaruan njëzëri se nuk do të lejonin kurrë ndërhyrje të politikës në punën e tyre dhe do të jepnin dorëheqjen nëse do kishte tentative të tilla që dëmtonin punën e tyre. Kyetarja e këtij Autoriteti, Gentiana Sula, deklaroi se puna e Autoriteteit do të nisë mbi bazën e kërkesave që sipas llogarive pritet të kapin shifrën 300 mijë.
“Një kërkesë mund ta bëjë një individ por edhe një institucion që kërkon të dijë për zyrtarët e vet. Përgjigja jonë është nëse x person ka qenë bashkëpunëtor apo jo . Pa kësaj është vetë në ndërgjegjen e vetë personit apo edhe të instituconit që ky zyrtar të vijojë apo jop detyrën e shtetit”, deklaroi Sula.
Lidhur me deklaratën që ish-presidenti Sali Berisha bëri në vitin 1992 se të gjithë shqiptarët ishin bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë dhe si e tillë duhej një pajtim i madh kombëtar, anëtari i këtij Autoriteti, Daut Gumeni, e cilësoi këtë deklaratë si arsyen e madhe për të mos i hapur dosjet.
“Kjo është arsyeja që dosjet nuk u hapën në këto 26 vjet dhe u përdorën për shantazhe”, tha Gumeni. Anëtari tjetër I Autoritetit, Altin Hoxha, një ekspert i shërbimeve sekrete dhe me detrya të rëndësishme në SHISH deklaroi se objekt i punës do të jetë edhe zhdukja e dosjeve. Sipas tij janë mundësitë teknike që edhe pse mendohet se shumë dosje janë zhdukur, të sigurohen kopje dhe të dhëna që ato kanë patur.
Kurse Marenglen Kasmi sqaroi edhe punën e këtij Autoriteti në lidhje me median. Sipas tij, të detyruar me ligj për të verifikuar lustracionin është vetëm Televizioni Publik Shqiptar. Por sipas Kasmit kjo vlen edhe për ato raste kur një pronar gazete apo televizioni apo drejtues institucioni mediatik do t’i kërkojë Autoritetit verifikim për punonjësit e vet, atëherë ne jemi të detyruar me ligj të bëjmë verifikimet përkatëse dhe t’i kthejmë përgjigje këtij pronari apo instituconit”.
Ndërkohë anëtari tjetër, Simona Miraka deklaroi se puna e këtij instituconi nuk do të sjellë pasoja apo hakmarrje siç mund të jenë shprehur disa. “Që nga vtiti 1990 e deri më sot nuk ka patur asnjë hakmarrje nga ata që vuajtën, rrjedhimisht edhe rezultatet e këtij komisoni nuk pritetre të sjellin pasoja”, tha Miraka.
Një pikë e rëndësishme në diskutim gjatë emisionit ka qenë edhe verifikimi i zyrtarëve të lidhur me përfshirjen e tyre në agjenturat e huaja. Kryetarja Sula deklaroi se kjo do të bëhet sërish mbi bazën e kërkesave të posaçme por edhe me anën e bashkëpunimeve që ky autoritet do ketë me organizata partnere si dhe mbi bazën e një rregulloreje që pritet të miratohet së shpejti nga ky autoritet.
120 mijë dosje janë të hapura, prej të cilave mendohet se 10 mijë janë zhdukur. 100 mijë shqiptarë që vuajtën të ekzekutuar, të burgosur, të internuar dhe të përndjekur gjatë një periudhe prej 48 vite, 3 muaj e 11 ditë, kohë që funksionoi Sigurimi i Shtetit, oficerët e të cilit vetë ekzekutuan 958 persona pa asnjë vendim gjyqi.