05:04 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

DOZA VITAMINOZE E PARTIVE: INTEGRIMI EUROPIAN- Nga Sonila Meço

13:04 | 29/11/2016
në Te Fundit
0
DOZA VITAMINOZE E PARTIVE: INTEGRIMI EUROPIAN- Nga Sonila Meço

Nga Sonila Meço

Doza vitaminoze e programeve të varfra të partive politike në Shqipëri është integrimi europian. Më shumë ngjan placebo (procedurë për përfitim psikologjik më shumë se për ndonjë efekt fiziologjik) me të cilën kompensohet paaftësia për të prodhuar politika dhe programe zhvillimi nga qeveritë.

Nuk ka rast më flagrant se ky për ta kuptuar një herë e mirë se si kanë luajtur e luajnë në ndërgjegjen tonë me integrimin, se si marrin peng vitet e jetës sonë duke përdorur një placebo si procesi integrues për të zgjatur jetën e tyre në pozicionet ku thajnë e shterojnë çdo pasuri, çdo burim natyror e çdo energji njerëzore që prodhon ide zhvillimi.

Bashkimi Europian po përjeton vitet e veta më të vështira të ekzistencës, nën morsën e ekonomive të mëdha të lindjes e perëndimit të largët, nën efektin e panjohur të një divorci (Brexit) që në menaxhimin e tij mund të sjellë efekte domino në anëtarët e tjerë të pushtuar nga flukset e emigrantëve dhe populizmi i ethshëm.

Ndaj të mëtosh se rekomandimet pozitive për çelje negociatash, apo përkthimi i drejtë në ligjëratë të zhdrejtë i Kirchbaum janë e vërteta e të tashmes sonë të ndritur në Shqipëri është mëkati i radhës i politikës së ditës, por edhe kapitullimi ynë si qytetarë përballë jetës që meritojmë të kemi. Nëse për të kuptuar se jetojmë më mirë a më keq se dje, nëse fitojmë më shumë a më pak, nëse kursejmë më shumë a më pak, nëse punësohemi më shumë a më pak, nëse kemi shërbime më cilësore a më pak, nëse arsimohemi më mirë a më keq, nëse ushqehemi më cilësisht a më keq, nëse vidhemi më shumë a më pak, nëse mbjellim më pak a më shumë hashash, nëse fyhemi si qytetarë më shumë a më pak nga arroganca e pushtetit u dashka të presim të na e thonë ca teknicienë që jetojnë, punojnë e konsumojnë mallra e shërbime në Europë, atëherë na bëftë mirë placebo dhe na shpëtofshin llotaritë, azilet dhe plakja pa shqisa.

Etiketa: beintegrimi europianmecopartisonila meco
Pas

Kundërshtojnë me forcë policinë, në pranga dy persona

Para

Basha ndryshon sloganin, me këtë frazë i synon të gjithë(FOTO)

Para
Basha ndryshon sloganin, me këtë frazë i synon të gjithë(FOTO)

Basha ndryshon sloganin, me këtë frazë i synon të gjithë(FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.