Pas lajmeve që po qarkullojnë në media për një draftmarrëveshje për zgjidhjen e krizës politike ka ardhur një reagim zyrtar nga PD-ja duke e përgënjeshtruar këtë lajm.
Këto burime e konsiderojnë këtë një produkt të propagandës mashtruese të Edi Ramës.
“PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore. Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krjimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale jane ilegjitime” , thuhet në reagim.
Discussion about this post