Ditën e sotme në studion e Fax News ka qenë i ftuar studiuesi Erald Kapri i cili ka folur mbi projektligjin e ri për statusin e ‘Dashmorit të Atdheut’.
Sipas Kaprit edhe eshtrat e dikatorit Enver Hoxha do të jenë pjesë e satusit të Dëshmorit të Kombit.
Lidhur më pyetejn se kush e ka projektuar këtë draft, Kapri tha e ka bërë qeveria, pa u konsultuar më asnjë palë.
“ Ky është draft projektligj i ndërtuar nga qeveria dhe është hedhur për konsultim publik në faqen e saj, ku nuk është marrë askush me të , pra nuk është njoftuar se kur është bërë dhe si është bërë, pra nuk dihen autorët, Eështë një projektligj i cili synon të zvëndësoi aktualin. Ky draft projektligj më duket shumë hilecak ose tendencioz, për shkak të termave dhe neneve që ka projektligji”, tha ai.
Nërkohë më herët nëpërmjet një postimi në “Facebook’ Kapri ka shkruar duke mbajttur të njëjtin qëndrim, se ky status u hap rrugën që Enver Hoxha, Mehmet Shehu, gjithë anëtarët e byrosë kriminale, të marrin statusin e dëshmorit e madje me status të tillë, të kenë mundësi t’u rikthehen eshtrat në varrezat e dëshmorëve.
Kapri tha se disa figura nuk mund të cilësohen si figura të atdheut.
Statusi i plotë:
“Qeveria, ligj për rikthyer Enver Hoxhën në varrezat e dëshmorëve
Nuk po mjaftojnë skandalet korruptive të përditshme të qeverisë, por tani po vendos PPP edhe me historinë dhe ndjeshmërinë e shqiptarëve. Në mënyrë krejt tinëzare, të fshehtë, qeveria i ka dërguar Parlamentit një ligj për ri për statusit e dëshmorit të Atdheut.
Dhe gjejeni çfarë, ky ligj hap rrugën që Enver Hoxha, Mehmet Shehu, gjithë anëtarët e byrosë kriminale, të marrin statusin e dëshmorit e madje me status të tillë, të kenë mundësi t’u rikthehen eshtrat në varrezat e dëshmorëve. Kjo sepse sipas këtij projektligji, Enver Hoxha duhet të jetë dënuar me vendim gjykate për krimet e tij, dhe përderisa s’ka ndodhur, ai me ligj do jetë dëshmor i atdheut.
Kjo do vlejë për të gjithë. Nexhmije Hoxha do e përfitojë statusin direkt e madje me protokoll duhet ti bëhen nderime për në varrezat e dëshmorëve kur të ikë në botën tjetër.
Ky projektligj i shëmtuar do nderojë vrasësit e Prek Calit e Jup Kazarit, kryengritësit e parë në Postribë, sepse parashikon që asnjë vrasje nuk quhet para datës 9 maj 1945. Kjo do të thotë, se çdo krim në luftë e madhe deri në vitin 1945 nuk mund të jetë krim me ligj.
Mund të duket e pabesueshme por Musine Kokalari, Sabiha Kasimati e çdo martir që u sakrifikua nga komunizmi nuk mund të përfitojë statusin e dëshmorit. Asnjë nacionalist s’mund të jetë dëshmor, por çdo komunist po.”
(E.V/Faxweb.al)