Dy familje në zoën e Kurbinit vijojnë sfidën e tyre në përballimin e jetesës duke qëndruar prej tre muajsh në çadra verore, ndërsa thonë se nuk largohen dot nga shtëpitë e tyre për shkak të blegtorive dhe punës, por edhe spese çmimet e banesave që jepen me qera janë të papërballueshme.
“Kanë ardhur grupet e inspektimit, ka dalë akt-konstatimi kam aplikuar tek portal online, po presim për shtëpinë. Jam i indinjuar, jam shumë i lodhur, mbledh hekurishte për të ngrënë një copë bukë”, tha anëtari i njërës prej familjeve mes lotësh.
Viktor Gjoni shprehet për Fax News: Këtu kam punën blegtorinë e të gjitha ku të shkoj, më kanë thënë për të shkuar me qera, në Tiranë, Fushë-Krujë, lëreqë qeraja është shtrenjt, por s’kam ku lë bagëtitë.
Marjan Rrika anëtar i një familjeje me 6 anëtarë, 2 prej të cilëve invalid tha: Kemi futur në sitem vetë i gjashtë, shtëpia është e pabanueshme në zonën administrative Mamurras. Nuk kam si të largohem me bonus, për shkak edhe të problemeve shëndetësore, gjërat që kam në oborr sapo të kthej shpinë mi vjedhin.