Në lartësinë rreth 900 metra mbi nivelin e detit jeton familja e Mir Çeqi në Fan të Mirditës, nën një çadër verore teksa dëbora ka zbbardhur që prej mesnatës së kaluar gjithçka.
Shtëpia e tyre është bërë e pabanueshme pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe thirrja e tyre është të ofrohet ndihmë nga dikush për të dalë nga situata dramatike në të cilën ndodhen.
E moshuara rrëfen teksa mban nipat në prehër të cilët kolliten gjithë kohës kur gazetari i Fax News Preng Gjikolaj merr intervistën, se asnjë ndihmë nuk është ofruar ndaj tyre as nga Bashkia e Mirditës si dhe qeveria shqiptare.
“Duke u dridhur nga I ftohti, mbrëm ka rënë edhe borë, natën e kemi kaluar duke u mbështjellur nëpër batanije. Asnjë nga autoritetet nuk na ka kontaktuar qoftë edhe në telefon. Dimri nuk përballohet. Kërkoj një shtëpi të ngrohtë që të futemi brenda, të më shpëtojnë fëmijët se që të shikojnë verën. Djalin e kam të sëmurë, nuk dëgjon dhe shikimin e ka të dobët, s’kemi pasur asnjëherë të ardhura për ta vizituar”, tha e moshuara.
Fëmijët rrëfejnë se Vitin e Ri e kanë kaluar në çadrën verore në të ftohtë dhe se askush nuk iu ka dërguar qoftë edhe një dhuratë, porn ë mjerimin e skajshëm në të cilin ndodhet kjo mbase është gjëja e fundit që do kërkonin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)