15:05 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Drama e familjes shqiptare në SHBA, nëna e 3 fëmijëve drejt deportimit

22:50 | 10/11/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drama e familjes shqiptare në SHBA, nëna e 3 fëmijëve drejt deportimit

Denada Rondos udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 2002 me një vizë studenti, e që prej atëherë nuk ka dashur ta mendojë më rikthimin në Shqipëri.

  Por, nëna e 3 fëmijëve përballet tani me rrezikun e dëbimit. Nga autoritetet e emigracionit i ka mbërritur njoftimi se duhet të largohet javën që vjen. Për Denadën, ky është makthi më i madh.

“Këtu kam gjetur gjithë çfarë kam ëndërruar në jetë, e madje edhe më shumë sesa aq. Erdha nga një vend i humbur dhe tani kam gjithë çfarë kam dashur përherë të kem”, tha Denada Rondos, emigrante shqiptare në SHBA.

I shoqi i saj Vironi, i cili ka arritur ta marrë nënshtetësinë amerikane, ka mbi 50 të punësuar në restorantin e tij në Cheshire të Connecticutit, e thotë se po të kthehej bashkë me familjen në Shqipëri, pasojat për ta do të ishin shkatërruese.

Denada ka luftuar të qëndrojë në SHBA që prej vitit 2007, kur mbërriti për herë të parë urdhri i zyrtarëve të emigracionit, të cilët i kërkonin të kthehej në vendlindje. Që prej atëherë, çdo vit me radhë ajo kishte siguruar një shtyrje të përkohshme, por e gjithë situata ndryshoi më 13 shtator, kur u njoftua se i kishin mbetur vetëm dy muaj kohë.

Të gjitha shpresat tani janë që t’i lejohet qëndrimi, për sa kohë çështja e saj kalon në sitën e rishikimit.

“Shpresoj shumë të më japin më tepër kohë. Uroj që të më lejojnë të rri. Kjo është shtëpia ime. Ky është vendi im”, tha më tej Denada.

Politika e presidentit Donald Trump ndaj emigrantëve është shumë më e ashpër sesa ajo e paraardhësit të tij Obama, e ka vënë në shënjestrën e deportimeve edhe emigrantët e paligjshëm që nuk kanë kryer shkelje apo krime të rënda./Top Channel/

 
 

 

Etiketa: donald trumpfamilja shqiptareshba
Pas

“Fakt jo kazan”, për çfarë i sulmon mediat këtë herë Rama? (FOTO)

Para

Pastrimi i parave, Shqipëria rikthehet në listën e vendeve problematike

Para
Pastrimi i parave, Shqipëria rikthehet në listën e vendeve problematike

Pastrimi i parave, Shqipëria rikthehet në listën e vendeve problematike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rutte skeptik: Negociatat me Rusinë nuk garantojnë paqe, Putini duhet kontrolluar

LAJMI I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore në qendër të qytetit, evakuohen mbi 20 mijë banorë

Përfundon takimi i partive politike me presidenten Vjosa Osmani, cilat janë tre datat e propozuara për zgjedhjet lokale në Kosovë

Pas Imamoglu, drejtësia turke arreston 5 kryetarë të tjerë bashkish të partisë opozitare

Balluku inspekton nisjen e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës: Synojmë të përfundojë përpara afatit

Aeroporti i Vlorës, shtysë për rivierën/ Bloomberg: Nxitje edhe për investimin e Kushner në jug

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE për t’u anëtarësuar në Eurozonë prej 1 janar 2026

POSÍ, ka edhe për Ty! Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri.

Elbasan/ Në lagjen “11 Nëntori”, është gjetur i vetëvarur, në banesë, shtetasi M. B., 37 vjeç. Vuante nga probleme të shëndetit mendor.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.