20:06 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Drama e shitësit të çorapeve, i sëmurë me diabet, gruaja me depresion dhe kancer në mushkëri

11:29 | 28/12/2016
në Sociale, Te Gjitha
0
Drama e shitësit të çorapeve, i sëmurë me diabet, gruaja me depresion dhe kancer në  mushkëri

Një histori e trishtë njerëzore vjen e rrëfyer nga një shitës ambulant. Shet të mbathura dhe çorape në rrugë pasi nuk ka asnjë mundësi tjetër për të mbijetuar. Ai tregon vështirësitë me të cilat duhet të përballen, sëmundjen e tij dhe të gruëas. Vetë vuan nga diabeti ndërsa bashkëshortja është e prekur edhe më rëndë, kancer në mushkëri dhe depresion.

Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto i duhet të përballet edhe me ‘’ata të shtetit’’ që duan t’i vënë gjoba për avktivitetin e paliçensuar që bën. Në një rrëfim për ‘’Nisma Thurje’’, ai shpreh rastet kur është gjobitur dhe se tashmë asgjë nuk i bën më përshtypje.

‘’Kam gjashte vitë që për të siguruar bukën e gojës shes corape dhe të mbathura në rrugë. Disa mund të mendojnë se mund të kisha pasur një mundësi pune tjetër, por kjo nuk ka ndodhur.
Kam punuar për disa vite në minierien e Valiasit dhe me mbyljen e saj dola i papunë. Kërkova por më kot. Askush nuk më merrte në punë as mua as bashkëshorten.
Harrojeni se në rrugë del dikush tjetër përveç atyre që kanë provuar çdo gjë tjetër dhe kanë dështuar. Nëse ke dalë në rrugë domethënë se ke patur një jetë të shëmtuar, që gjërat të kanë shkuar mbrapsht, që fati ka qënë komplet kundër teje. Pyetini të gjithë dhe do ta kuptoni që kam të drejtë. 
Unë jam një nga ata. Vetë jam i sëmurë me diabet. Ndërsa gruaja… Gruaja ka kancer në mushkëri. Kur e mori vesh nuk e përballoi dot. Kaloi në depression. Tani i ka të dyja. 
Imagjinoni, unë nuk kam punë, marr pension sa për ilaçet e mia (se të gruas as bëhet fjalë) vetë jam i sëmurë, jetoj me një grua që vuan nga kanceri dhe depresioni dhe kam dhe një fëmijë për të mbajtur. Vetëm imagjinoni.
Doni të dini dhe diçka tjetër? Rrugën nuk e zgjedhim sepse mendojmë se aty do të zgjidhim diçka. Unë për vete nuk e shoh ashtu. Ajo më shërben si tip pilule antidepresive që më ndihmon të ruaj ekulibrin mendor, mos kaloj në krahun tjetër.. 
Një kompromis me hile që bën me veten. Një mënyrë për t’ia hedhur mendjes tënde. Një tip stacioni i parafundit…përpara të fundit…

Këtë mundohem t’iu shpjegoj dhe atyre të shtetit kur më vijnë që më vënë gjoba. Po si duket nuk jam shumë mirë në artikulim prandaj s’më kanë kuptuar asnjëherë deri më sot. Ata vijnë vënë gjobën, marrin lekët dhe ikin…natyrisht për të ardhur prapë.
Kam marrë mbi 20 gjoba dhe tashmë jam dorëzuar. Nuk bëj më rezistencë. Thjesht i shoh kur mbushin fletën dhe nuk nxjerr asnjë gjysëm llafi. Më është mbaruar zemërimi. Nuk ndjej më inat, as zemërim. Thjesht nuk ndjej.

Tashmë ky është realiteti im dhe unë e pranoj. Nuk mund të bëj shumë për ta ndryshuar dhe thjesht e pranoj’’, ka mbyllur ai rrëfimin.

Etiketa: i semureshitessociale
Pas

Enca anulon koncertet e planifikuara, arsyeja është e veçantë

Para

Qindra milionë të falura CEZ-it, Edi Rama jep nesër llogari

Para
Qindra milionë të falura CEZ-it, Edi Rama jep nesër llogari

Qindra milionë të falura CEZ-it, Edi Rama jep nesër llogari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.