17:38 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dramat e komunizmit, 106-vjeçari i burgosur letër Enver Hoxhës: Më lini të vdes në shtëpinë time!

08:48 | 13/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dramat e komunizmit, 106-vjeçari i burgosur letër Enver Hoxhës: Më lini të vdes në shtëpinë time!

Nuk kanë të sosur rastet e ngjarjeve të dhimbshme të komunizmit në vendin tonë. Historia e fundit është bërë publike nga ana e studiuesit Kastriot Dervishi. Ai publikon historinë e një personi që edhe pse në moshën 106-vjeçare ka qenë i burgosur.

Ai i shkruan diktatorit Hoxha një letër në vitin 1952 ku i kërkon që ta lirojë nga burgu dhe të vdesë i qetë në shtëpinë e tij.

SHKRIMI I DERVISHIT:

Nuk besoj se në ndonjë vend të botës ndonjë njeri në moshën 106 vjeçare ka qenë i burgosur. Këtë rekord të zi e mban Shqipëria. Një i moshuar, krejt pa asnjë faj mbahej në burg. E vërteta e historisë së tij zbulohet nga një letër që i dërgon diktatorit në vitin 1952, në të cilën kërkon që ta lironte burgu. I moshuari nuk priste gjë tjetër nga jeta pasi i kishte provuar të gjitha, kërkonte vetëm të vdiste në shtëpinë e vet. Prej 3 vjetësh ai gjendej në burgun nr.5 të Tiranës (në vitin 1955 u quajt burgu nr.313). Ishte dënuar në vitin 1949 si pjesë e “një grupi armiqësor”, kur ishte plot 103 vjeç. I përmenduri akuzohej se në shtëpinë e tij kishte strehuar djalin e nipat e vet të cilët ishin të arratisur. Nga shqyrtimi i dokumenteve të dosjes hetimore-gjyqësore nuk rezulton që i moshuari të ketë qoftë edhe implikimin më të vogël sepse vetë mosha, nuk e lejonte të ishte organizues apo veprimtar. Ai u arrestua më 21.8.1949, pra kur ishte 103 vjeç. Në atë kohë, regjimi, për të mos u zbuluar mosha e të pandehurit më të moshuar në gjithë botën, ka shkruar në vendim se ai ishte 95 vjeç. Kjo e dhënë rezulton e rreme, pasi vetë personi shkruan moshën e vërtetë në letrën që i drejton Enver Hoxhës.
Bardhoku u dënua në një proces me 15 persona të tjerë, midis të cilëve edhe një grua. Të pandehurit e procesit ishin nga Zhej i Poshtëm, Gurrëza, Selita e Vogël dhe Mali i Bardhë (i përmenduri). Çështja u gjykua nga Gjykata e Lartë Ushtarake vetëm në një shkallë gjykimi. Me vendimin nr.142, datë 17.9.1949, gjykata i deklaroi fajtorë të gjithë dhe të moshuarin më të madh të dënuar në botë e dënoi me 20 vjet burgim. D.m.th. ai do të dilte nga burgu kur të ishte123 vjeç.Me të njëjtin vendim u dënuan me vdekje: Kolë Dedë Tota (45 vjeç), FrrokMhill Rika (46 vjeç). Të tjerët morën dënime 5-15 vjet burgim, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës zgjedhore për dy vjet.

Letra e 106 vjeçarit në vitin 1952

I nënshkruari Nikollë Ndre Bardhoku, lindur dhe banues në katundin Mali i Bardhë (Milot), kam nderin t’ju parashtroj sa më poshtë:
Jam arrestuar në muajin gusht 1949 nën akuzën se kam strehuar djalin dhe nipat e arratisur dhe të vrarë prej Sigurimit dhe i dënuaR prej gjyqit special me 20 vjet privim lirie.
Z.komandant!
Jam një plak në moshën 106 vjeç; unë në shtëpinë time gjithë ditën natyrisht edhe natën isha i detyruar të rrija shtrirë në dyshek. Djali dhe nipat që ishin arratisë vepronin me kokën e tyre, aspak nuk më përfillnin vdek apo gjallë isha jam.
Pra në të tilla kondita si mund të cilësohem strehues? Sot jam i sëmurë dhe nuk jam në gjendje as të vete në nevojë, por duhet të shoqërohem nga shokët.
Prandaj marrë guximin të drejtohem personalisht, juve z.komandant, duke ju lutur të më mëshironi edhe të urdhëroni lirimin tim në mënyrë që të vdes në shtëpinë time.
Me nderime
Nikoll Ndre Bardhoku
Burgu nr.5 Tiranë
Tiranë 5.2.1952

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: diktatorienver hoxhaleter
Pas

Mbi 200 viktima dhe mijëra të plagosur, çfarë la pas tërmeti që goditi Iranin dhe Irakun (FOTO-GALERI)

Para

‘’6 vjet më parë, të mbajta në krah për herë të parë”, Aurela Gaçe uron të bijën për ditëlindje

Para
‘’6 vjet më parë, të mbajta në krah për herë të parë”, Aurela Gaçe uron të bijën për ditëlindje

‘’6 vjet më parë, të mbajta në krah për herë të parë”, Aurela Gaçe uron të bijën për ditëlindje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

Meme për JD Vance i kushton pushimet/ 21-vjeçari norvegjez dëbohet nga SHBA

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

Sulm raketor rus në Dnipropetrovsk, të paktën 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.