Ajo çfarë po ndodh në Haëaii ëshë vërtetë një dramë pasi llava e vullkanit Kilauea po përpin gjithçka që gjen përpara, ndërsa ka shkatërruar shumë shtëpi në afërsi të pjesës së populluar të Big Island.
Sipas Departamentit të Mbrojtjes Civile shpërthimet po vazhdojnë derdhjet e mëtejshme të lavash në zonën Lanipunija Gardens.
Zyrtarët deklaruan se banorët janë duke u përgatitur për një evakuim vullnetar.
Zyra e Mbrojtjes Civile ka thënë se policia, zjarrfikësit dhe trupat e Gardës Kombëtare po sigurojnë zonën për të parandaluar njerëzit që të hyjnë në të dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve që të përgatiten për evakuim të mundshëm.
Shpërthimi i vullkanit në Havai, shkaktoi re të zeza tymi dhe hiri në një lartësi mbi 9 mijë metra. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi të mërkurën rreth orëve të para të mëngjesit, duke bërë që vullkani të krijoj re të mëdha hiri dhe tymi.
https://www.youtube.com/watch?v=7uLgdkdT1qo
(B.H/Faxweb)