Julian Draxler është zyrtarisht lojtar i PSG-së. 23-vjeçari është prezantuar ditën e sotme te gjigantët francezë, pasi u transferua nga Volfsburgu për një shifër prej 40 milionë eurosh.
Mesfushori gjerman ka nënshkruar me francezët një kontratë deri në 2021.
“Është një kënaqësi e madhe dhe po e prisja me padurim bashkimin më PSG-në. Për herën e parë në karrierën time do të luaj në një shtet tjetër, në një ligë tjetër dhe jam shumë krenar që do të jem pjesë e një skuadre që është bërë pikë referuese në Europë dhe ka në përbërje lojtarë të mëdhenj.
Kam për qëllim të jap maksimumin për të ndihmuar PSG-në të fitojë tituj të tjetër kampion si dhe të rritet në nivelin ndërkombëtar”, u shpreh Draksler.