Pas rinumërimit të votave që ka nisur prej paradites në KQZ edhe kreu i PDIU-së Idrizi ka mbërritur për të ndjekur nga afër procesin.
Është parë mjaft i qetë në fakt, dhe fillimisht është ndalur për të biseduar me disa vëzhgues të partisë së tij. Hapja e 16 kutive të para ka nxjerrë Idrizin me 14 vota më shumë nga sa ishte numëruar në Qershor.
Kujtojmë se mandati i Idrizit në Tiranë është humbur për vetëm 38 vota, çka do të thotë që me këtë ritëm Idrizi mund të marrë mandatin deri në fund të rinumërimit të kutive.
Na mbetet të presim edhe pak minuta për të kuptuar se kush do të marrë mandatin e 34-tërt në Tiranë. Nëse Idrizi arrin ta fitojë atëherë PS do të zbresë me 73 mandate në rang vendi.
(E.K/SHUPLAKA)