Të premten në West London, kalimtarët londinezë u detyruan të reagonin gjatë kohës, kur tre grabitës të dyshuar, kishin përplasur një makinë në dritaren e një argjendarie dhe po e bastisnin.
Një Range Rover i zi u përplas me dritaren e këmbimit valutor të e-Smart Money në Uxbridge Road, sipas dailymail.
Ndërsa qytetarët u përpoqën të afrohen brenda dyqanit, duket një hajdut me një helmetë dhe motor, i cili nxiton drejt argjendarisë Sulltan, i cili ndodhet ngjitur me dyqanin e parë.
I dyshuari mbante armë përpara se të dilte në rrugë me një çantë në dorë, i ndjekur nga dy bashkëpunëtorë të dyshuar.
Por ndërsa dy burra shpëtojnë dhe largohen drejt qendrës tregtare Westfield në rrugën e ngjeshur me trafik, i dyshuari i tretë goditet dhe hidhet në tokë nga një grup kalimtarësh.
Këmbësorët nxitojnë drejt hajdutit të dyshuar, i cili kishte rënë në tokë me një çantë në dorë.
Një grup i vogël qytetarësh e hedhin përsëri në tokë grabitësin e dyshuar, kur ai po përpiqej të ngrihet në këmbë, ndërsa incidenti vazhdon në mes të rrugës.
Dy policë nxitojnë drejtë vendngjarjes. Qytetarët e mbajnë në tokë me pranga, grabitësin e pretenduar.