21:31 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Drejtësi për ’21 Janarin’, Rama videomesazh: E kërkon një popull i tërë, SPAK nuk do jetë dhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër

13:06 | 21/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Drejtësi për ’21 Janarin’, Rama videomesazh: E kërkon një popull i tërë, SPAK nuk do jetë dhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një popull i tërë kërkon drejtësi për ’21 Janarin’. Përmes një videomesazhi, ai ka thënë se kjo drejtësi do të vendoser pasi SPAK nuk do jetë dhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër.

Sipas Ramës, të gjitha pretendimet, kritikat apo akuzat drejtuar atij apo qeverisë, për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, janë thjeshtë në adresë të gabuar.

Mesazh i Kryeministrit Edi Rama:

Kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha.

Tani të të akuzojë lidhur me drejtësinë për 21 janarin, dikush që emrin në profilin e tij e ka “primare në pd”, kjo është për të qarë e për të qeshur..

Por nuk është qëllimi im të bëj kurrëfarë polemike me askënd që komenton këtu. Kështu që le të fokusohemi tek thelbi, sepse edhe një sërë komentuesish të tjerë, nga dëshira për drejtësi, harrojnë se jetojmë në një sistem, ku drejtësinë, largqoftë, nuk e bën as kryeministri, as qeveria, as partia në pushtet.

Prandaj besoj, duhet të jetë shumë e qartë që të gjitha pretendimet, kritikat apo akuzat drejtuar meje apo nesh, për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, janë thjeshtë në adresë të gabuar.

Nga ana tjetër, unë dhe ne, nuk kemi qëndruar duarkryq po kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha.

Pa Partinë Socialiste dhe mua në krye të saj, nuk do të kishte as Reformë në Drejtësi, as SPAK e as ndryshim të dukshëm tanimë të rrugës së drejtësisë, si ky që e shohin të gjithë ata që duan ta shohin, paçka se në rrugën e re të drejtësisë mund të ketë plot gjëra të kritikueshme, madje nganjëherë edhe të papranueshme.  Por kjo është një rrugë e re, ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë dhe pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrahasueshme me asgjë, as më parë, as përreth në rajonin tonë, është patjetër edhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe kur mund të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre.

Çfarë mund të them për drejtësinë për 21 janarin? A kam gjëra për të thënë. Kam aq shumë sa nuk mund tua tregoj dot, por edhe sot do t’i rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente, duke uruar dhe dashur të besoj se SPAK-u nuk do të jetë edhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër, përveçse me 21 janarin, i cili për më tepër është edhe një rast i qartë si drita e diellit dhe prandaj çdo vit që kalon, jo vetëm shton barrën e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar, po njollos edhe vetë Reformën në Drejtësi, duke poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të 21 janarit, po një popull të tërë që do drejtësi për 21 janarin dhe meriton drejtësi për 21 janarin sepse drejtësia për 21 janarin është një drejtësi, jo thjesht për një ngjarje të djeshme, por për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen.

Pas

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri për shpërdorim detyre

Para

Nderim për Rugovën/ Homazhe në 19-vjetorin e vdekjes se ish-presidentit legjendar

Para
Nderim për Rugovën/ Homazhe në 19-vjetorin e vdekjes se ish-presidentit legjendar

Nderim për Rugovën/ Homazhe në 19-vjetorin e vdekjes se ish-presidentit legjendar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.