Nënkryetari i PD, Luçiamo Boçi reagoi pas vendimit të gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, për vendosjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për kryedemokratin Sali Berisha.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se ‘një drejtësi politike që përdor një SPAK për kapak për Ramën e krimet e tij, një SPAK si kajmak për vemjet e dala nga gjirizi sorosian, e një SPAK si dajak për opozitën dhe që përdor GJKKO për ta çuar drejtësinë në K.O, është një Padrejtësi e padurueshme’.
Boçi pati dhe një thirrje për qytetarët shqiptarë që të mos u besojnë vendimet të diktuara në zyra politike, por t’i bashkohen opozitës për të ndarë njëherë e mirë drejtësinë nga padrejtësia politike.
Reagimi
Për ata që ende çirren e besojnë se ka drejtësi në këtë vend të shpopulluar nga njerëzit dhe nga vlerat dhe ende nuk shohin batakun politik ku ajo noton, le të gjykojnë sot se çfarë domethënie ka vendimi i sotëm ndaj Sali Berishës.
Një drejtësi politike që përdor një SPAK për kapak për Ramën e krimet e tij, një SPAK si kajmak për vemjet e dala nga gjirizi sorosian e një SPAK si dajak për opozitën dhe që përdor GJKKO për ta çuar drejtësinë në K.O, është një Padrejtësi e padurueshme.
Drejtësia e pushtuar nga frika politike ndaj Sali Berishës e opozitës dhe e verbuar nga revanshi politik, është për një vend më destruktive se dhe vetë Kaosi.
Njerëz mos besoni më vendimet e diktuara në zyra politike!
Drejtësia sot është “afërmendsh” aneksi zgjedhor i PS.
Bashkohuni me opozitën për të ndarë njëherë e mirë drejtësinë nga padrejtësia politike që sundon prej vitesh midis nesh!