23:31 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Drejtësia po kapet, vettingu me dy standarde” Çfarë i tha opozita shefes së ONM-së Calavera (FOTO)

16:57 | 05/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Drejtësia po kapet, vettingu me dy standarde” Çfarë i tha opozita shefes së ONM-së Calavera (FOTO)

Genoveva Ruiz Calavera, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) preferoi të mos i jepte përgjigje pyetjes se çfarë mendonte për shpejtësinë me të cilën po ecën vettingu.

Në nisje të ditës së dytë të vizitës, ajo u takua me ish-deputetët e opozitës, Silva Caka, Klajda Gjosha, Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi, nga ku u përball me një lum ankesash për Reformën në Drejtësi.

Askush që ishte ulur në atë tavolinë nuk thotë se çfarë i kërkoi zonjës Calavera, e cila njëkohësisht mban edhe postin e drejtores për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian.

Ish-deputetët e opozitës, pas takimit kanë harruar mbi tavolinë një dokument të mbushur me pakënaqësi, sesi po ecën Reforma në Drejtësi.

Mediat e knë siguruar këtë dokument, nga ku që në fillim ish-deputetët e opozitës i ankohen zonjës Calavera për mënyrën sesi u zgjodh Arta Marku prokurore e Përgjithshme e përkohshme.

Ankesat kanë vijuar me anëtarin e KLP-së, Bujar Sheshi, si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, përfshi çështjen e transferimit të prokurorëve që hetuan ish-ministrin Tahiri.

Po ashtu, ish-deputetët e opozitës kanë folur në këtë takim edhe për Donika Prelën, që sipas tyre është kontestuar gjatë vettingut. Për Donika Prelën, ata kanë thënë se dyshohet se i është hequr viza amerikane, fakt që nuk e ka reflektuar në formularin e vettingut.

Sipas ish-deputetëve të opozitës, kjo ka ardhur pasi Komisioni i Ligjeve ka adaptuar procedura që nuk ekzistojnë askund për të kapur sistemin.

Një tjetër shqetësim drejtuar Calaverës, që ish-deputetët e opozitës kanë ngritur, është gara për kryeinspektor të ILD-së, ku sipas tyre kandidatët Metani, Kokona dhe Gjonçaj kanë lidhje direkt me PS-në.

Nuk ka munguar në këtë takim edhe shpalosja nga ish-deputetët e PD-së të biografive të anëtarëve të KLP-së.

Deputetët e opozitës i kanë kërkuar shefes së ONM-së se, roli këtij organizmi në raport me Reformën në Drejtësi duhet ridimensionuar, në mënyrë që të respektohet maksimalisht rëndësia që i është dhënë ONM-së dhe rekomandimet e saj mos të zhvlerësohen.

Sipas bashkëbiseduesve të zonjës Calavera, transparenca lidhur me rekomandimet e ONM-së është zero, pasi nuk gjenden të publikuara në faqet e KPK-së, KPA-së apo KP-së.

Burimi:Top Channel

Etiketa: Genoveva ruiz CalaveraONM
Pas

Ankimimi ndaj vendimit të KPK-së, KPA jep vendimin për Elsion Sadikun

Para

Pastrim parash, prostitucion dhe drogë. Europol vë në pranga 64 shqiptarë

Para
Pastrim parash, prostitucion dhe drogë. Europol vë në pranga 64 shqiptarë

Pastrim parash, prostitucion dhe drogë. Europol vë në pranga 64 shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.