Policia në Tiranë ka vijuar kontrollet edhe përgjatë natës së mbrëmshme, ku ka gjobitur disa përosna për tejkalim shpejtësie.
Gjithashtu policia bën me dije se po mbrëmjen e kaluar janë ndëshkuar dhe ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Në njoftimin e policisë thuhet se “Policia e Shtetit. Vijojmë me Policinë Rrugore të Tiranës me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet ne gjendje te dehur e te tjere nen efektin e alkoolit, ku fotot e dragerave skane nevojë per koment.
Policia ka shpërndarë nëpërmjet njofitmit të saj edhe mesazhet sensibilizuese. “Alkooli në timon vret jetën, përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool dhe je drejtues mjeti, mos drejto mjetin ne gjendje te dehur”.
Ndërkohë në njoftimin tjetër thuhet: “Vijojnë kontrollet me Radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Fundjavë për tu argëtuar, por jo për të abuzuar me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jetën dhe njekohesisht edhe rrezik për perdoruesit e rruges. 160 km/h. 164 km/h.
Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar për të parandaluar aksidentet rrugore me qellim rritjen e parametrave te Sigurise Rrugore”.