17:14 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër. E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë

10:38 | 20/01/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
11 emigrantë arratisen nga qendra e pritjes në Durrës, AMP nis hetimet, merren në pyetje efektivët e turnit

AMP ka prangosur një punonjës policie dhe pezullon nga detyra dy punonjës të tjerë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S. K., punonjës i policisë kufitare në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit tip “Seat”, është përplasur me një automjet tjetër ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët e mjetit Opel, shtetasja A. R. dhe shtetasi i mitur G. R., të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore janë larguar për në banesë dhe ndodhen jashtë rrezikut. Nga verifikimi me testin matës të alkolit rezultoi pozitiv.

Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka caktuar masat e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-Inspektor L. K., me detyrë Ndihmës Kontrollor në P.K.K. Kakavijë,
-Inspektor O. B., me detyrë Ndihmës Kontrollor në P.K.K. Kakavijë

 

 

“Nga hetimet e thelluara dhe intensive nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u bë i mundur dokumentimi dhe sigurimi i provave mbi dyshimet se këta punonjës policie kishin lejuar kalimin në territorin e Republikës së Shqipërisë të automjetit të markës “Toyota Avensis” pa dokumentacionin përkatës, duke mos ndjekur procedurat ligjore me qëllim trafikimin.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected]. Për ankesa me Whatsapp 0694151511″, thuhet në njoftimin e AMP.

Pas

Rama merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos

Para

U paraqit në SPAK, Berisha: Të gjithë veglat e diktaturës përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë!

Para
Berisha zbaton masën ‘detyrim paraqitje’/ Kreu i PD zbulon ‘kartolinën” që i ka lënë prokurorëve të SPAK!

U paraqit në SPAK, Berisha: Të gjithë veglat e diktaturës përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plagos nga bombardimet

Austri/ Të shtëna me armë në Traiskirchen, vritet një person, shpallet në kërkim autori

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.