Drejton mjetin në gjendje të dehur. Arrestohet në flagrancë një shtetas në qytetin e Durrësit. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Gramos Lamçe 47 vjeç, banues në Durrës. Lamçe , në rrugën “Egnatia” është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Benz në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)