03:05 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Drejtonte mjetin pa patentë dhe rrezikoi jetën e policëve, neutralizohet nga shërbimet e sigurisë

15:13 | 28/06/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drejtonte mjetin pa patentë dhe rrezikoi jetën e policëve, neutralizohet nga shërbimet e sigurisë

Një ngjarje e rrezikshme u regjistrua këtë të premte në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, ku një 26-vjeçar refuzoi t’u bindet urdhrave të policisë dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e efektivëve.

Rreth orës 12:00, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autostradat, gjatë kontrollit të automjeteve në qarkullim, i bëri shenjë për ndalim një makine që po kryente manovra të rrezikshme në trafik. Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., 26 vjeç, banues në Lezhë, rezultoi se po drejtonte mjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme.

Gjatë komunikimit për shoqërimin në Drejtorinë Vendore të Policisë, i riu refuzoi t’i bindet urdhrave dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e një prej efektivëve. Në kushtet e rrezikut të çastit, punonjësi i policisë përdori armën e shërbimit dhe qëlloi në gomën e automjetit, duke bërë të mundur neutralizimin e drejtuesit të mjetit pa pasoja për jetën apo shëndetin e personave të përfshirë.

Gjatë kontrollit të mëpasshëm, në automjet u gjet edhe një armë e ftohtë që mbahej pa leje.

Në automjet ndodhej dhe një pasagjer tjetër, shtetasi E. S., 20 vjeç, gjithashtu banues në Lezhë. Të dy personat janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa ndaj J. D. janë ngritur akuzat për veprat penale:

  • “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” (neni 291),

  • “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” (neni 236),

  • “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” (neni 279).

Një grup i posaçëm hetimor nga Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e ligjshmërisë së përdorimit të armës së zjarrit nga punonjësi i policisë.

Pas

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup javën e ardhshme, zbulohet axhenda

Para

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

Para
Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.