21:52 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drejtoresha e AMF: Tregjet në mbikëqyrje me rritje në 2024, vitin e ardhshëm synojmë avancim me digjitalizimin

09:48 | 21/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drejtoresha e AMF: Tregjet në mbikëqyrje me rritje në 2024, vitin e ardhshëm synojmë avancim me digjitalizimin

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), znj. Mimoza Kaçi zhvilloi takimin përmbyllës të vitit me përfaqësues të medias së shkruar, audiovizive, analistë e gazetarë të njohur. Në fjalën e mbajtur, znj. Kaçi falënderoi përfaqësuesit e medias për rolin dhe kontributin e tyre në pasqyrimin profesional të aktivitetit të AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje gjatë vitit 2024.

Duke bërë një përmbledhje të shkurtër për zhvillimet përgjatë vitit që po mbyllet, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF theksoi se viti 2024 ka qenë pozitiv për ekonominë e vendit në përgjithësi dhe për sektorin financiar, si dhe tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit.

Viti 2024 ishte një vit shumë intensiv për Autoritetin, sidomos në drejtim të procesit të përafrimit legjislativ me acquis të BE-së. AMF kompletoi të gjithë kuadrin nënligjor në zbatim të ligjit të ri për fondet e pensionit privat dhe gjithashtu draftoi ndryshimet ligjore për ligjin e sigurimeve dhe risigurimeve, të cilat janë në proces për miratim.

Autoriteti hartoi dhe miratoi Rregulloren e Faktorëve të Riskut, që fillon zbatimin nga 1 janari 2025, e cila parashikon aplikimin e primit të diferencuar bazuar në risqet që mbart çdo i siguruar.

 

 

Duke u ndalur tek ecuria e tregjeve nën mbikëqyrje, znj. Kaçi theksoi se të gjithë tregjet kanë njohur rritje, si edhe përmirësim të mëtejshëm të treguesve financiarë.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me median, Autoriteti ka mundur të komunikojë me publikun vendimet e marra, të njoftojë ndryshimet rregullative dhe zhvillimet e reja në drejtim të forcimit të mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve, të fondeve të investimeve dhe pensioneve private vullnetare, si dhe tregut të kapitalit. “Çdo lajm, çdo analizë, shkrim apo kronikë televizive që ju keni realizuar ka kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut, si dhe në rritjen e transparencës për sistemin financiar”, – u shpreh zonja Kaçi në fjalën e saj.

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezantoi gjithashtu disa nga objektivat e institucionit për vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e projekteve të reja që synojnë thellimin e mëtejshëm të reformave rregullatore, digjitalizimin e shërbimeve, si dhe rritjen e mbrojtjes së konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje.

Pas

Pengoi anijen me emigrantë, Salvini lirohet nga akuzat: Të mbrosh atdheun nuk është krim!

Para

Kapet me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Para
Kapet me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Kapet me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.