Ditën e sotme drejtoresha e DAR në Fier Yllka Beci, pa pikën e ndrojes dhe të turpit, u shpreh se një gjimnaziste e shkollës Janaq Kilica në Fier ishte shtatzënë, dhe prandaj kishte pasur komplikacine me shëndetin e saj, ndërkohë që situata nuk ishte aspak e vërtetë.
Vajza u dërgua në spital, një ditë pas helmimit të më shumë se 40 nxënësve, në një kohë kur mësimi rifilloi pa gjetur shkaqet reale të ngjarjes, dhe me prindërit që kanë kaluar në panik, nga frika e përsëritjes së situatës për fëmijët e tyre.
Në një komunikim që ka pasur me gazetaren e Fax Neës, Fatmira Bajrami, gjyshja e vajzës që u dërgua me urgjencë në spital, tha se e mitura nuk është aspak shtatzënë, dhe se drejtoresh Beci ka gënjyer.
“Nuk është e vërtetë që vajza është shtatzënë, ajo shfaqi probleme psikologjike për shkak të ngjarjes së djeshme, drejtoresha gënjeu. Vajza kishte probleme me ankthin, prandaj dhe e dërguam me urgjencë në spital”, është shprehur gjyshja e nxënëses, që për arsye etike kemi zgjedhur që të mos i publikojmë emrin.
Ndërkohë që drejtoresha Beci, dorëheqjen e së cilës do e mendonim në çdo vend normal dhe të zhvilluar, nuk ka dënjuar që të kërkojë asnjë ndjesë publike për të gjithë gënjeshtrën që tha në sytë e medias dhe të prindërve.
“Të lutem a mund të të them diçka ty si nënë dhe si grua, të lutem, me kamera do ta them, vajza që iku tani është shtatzënë, është shtazënë moj zonjë, më dëgjon”, shprehej Beci me bindje të plotë.