Vëtëm pak orë pas protestës së sotme ku për 60 minuta, ku bizneset e vogla ulën qepenat si protestë kundër futjes se tyre në sistemin e Taksës mbi Vlerën e Shtuar, ka reaguar edhe drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.
Vasilika Vjero në ERTV, deklaroj se skema e TVSH-së as nuk do të rëndojë barrën e të vegjëlve dhe as nuk do të ndikojë mbi çmimet.
“Falë kësaj reforme, do të marrë fund cirku i shumë të mëdhenjve që janë shfaqur si të vegjël, duke gënjyer njëkohësisht konsumatorin dhe shtetin, si edhe loja e shumë të mëdhenjve që kanë përdorur të vegjlit për të shmangur detyrimet tatimore, duke dëmtuar konkurrencën në treg”, tha Vjero.
Vjero tha se nuk ka asnjë taksë të re ndaj bizneseve të vogla, asnjë detyrim të shtuar.
“Ne kemi ndjekur me vëmendje protestën e sotme të biznesit të vogël. Ata tatimpagues që zhvillojnë aktivitetin brenda tregjeve të bashkive, janë jashtë skemës së TVSH. Këtë duhet të ripërsërisim. Nuk duhet të ketë shqetësim te këta tatimpagues. Ata që do të përfshihen në këtë skemë janë njoftuar më herët”, tha drejtoresha e Tatimeve.
(M.Q/Faxweb)