10:22 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drejtoresha e “Zërit të Amerikës”: 100% e fondeve na vijnë nga qeveria, por jemi të pavarur. Nuk i ndryshojmë kronikat tona

21:00 | 28/09/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drejtoresha e “Zërit të Amerikës”: 100% e fondeve na vijnë nga qeveria, por jemi të pavarur. Nuk i ndryshojmë kronikat tona

Drejtoresha e “Zërit të Amerikës” Amanda Bennett, e cila prej disa ditësh ndodhet në shqipëri, në kuadër të një turi që po zhvillon në disa vende të Ballkanit, është ndalur të flasë për lirinë e medieve.

E ftuar në emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri, Bennett është shprehur se edhe pse financohet 100% nga qeveria amerikane, ata janë të pavarur dhe nuk i fshijnë apo modifikojnë lajmet për hir të urdhrave nga lart, siç ndodh rëndom në Shqipëri.

“100 përqind e fondeve për ‘Zërin e Amerikës’ vijnë nga qeveria amerikane, por ne jemi tërësisht të pavarur. Ata nuk na tregojnë ne se çfarë duhet të bëjmë, nuk i redaktojnë apo ndryshojnë kronikat tona. Ne tek ‘Zëri i Amerikës’ përpiqemi të japim një pikëpamje të balancuar të të gjithë palëve dhe sa i përket marrjes së informacionit nga institucionet qeveritare, mendoj se është në veçanti e vështirë, por nuk mendoj se ka ndonjë vend në bote ku kjo të jetë e lehtë. Pengesat për një gazetar ekzistojnë, por nuk mund të prisni që të jetë e lehtë. Që të marrësh informacion të paanshëm kërkon më shumë punë sesa të marrësh informacion të njëanshëm. Që të sigurosh informacion të paanshëm duhet të bësh më shumë telefonata, të analizosh më shumë të dhëna dhe fakte si dhe të mendosh më gjatë mbi një çështje të caktuar, por një nga gjërat që është në kontrollin tuaj ka të bëjë me mënyrën si e bëni punën tuaj”, tha drejtoresha e “Zërit të Amerikës.

Bennett, e cila është edhe fituese e çmimit Pulitzer, është shprehur se edhe në Shqiëpri, shtypi i lirë është tejet i rëndësishëm ashtu sin ë vendet e tjera të botës.

“Unë besoj fort dhe i kam kushtuar karrierën time idesë se nuk mund të kemi demokraci pa një shtyp të lirë dhe jo të besoni atë që dëshiron njëra palë apo tjetra. Mendoj se shtypi i lire është i rëndësishëm për Shqipërinë ashtu siç është i rëndësishëm për çdo vend tjetër në botë”, tha Bennett. Paçka se fjalët e saj janë mëse të drejta, dita kur mediet në shqipëri do jenë të pavarura nga interesat politike duket mjaft e largët. (D.D/Shuplaka)

Pas

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, Mehmetaj: Kryeministri nuk di të lexojë, apo fshihet pas gishtit?

Para

Reagon Patozi për raportin e OSBE-ODIHR: Secilit hakun

Para
Reagon Patozi për raportin e OSBE-ODIHR: Secilit hakun

Reagon Patozi për raportin e OSBE-ODIHR: Secilit hakun

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.