14:21 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drejtoresha i “tërheq veshin” Ramës: Kryeministër lër ISHP-në të mësojë larjen e duarve, qeset me ushqim nuk po i shohim ende

20:09 | 18/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk po ja vë zjarrin molotovi Rebublikës”, drejtoresha e Open Data nxjerr vendimin e qeverisë për Arta Markun

Aranita BRAHAJ – Drejtore Ekzekutive Instituti Shqiptar i Shkencave/ Open Data nëpërmjet një shkrimi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos mësojë njërëzit si lahen duart por të fokusohet tek detyrat që i takojnë.

Brahaj gjithashtu ka edhe një këshillë për të gjitha institucionet që po merren me masat ndaj koronavirusit që të shikojnë të gjithë kompetencat që u takojnë respektivisht.

Reagimi i Aranita BRAHAJ 

“Kryeministri të lërë Institutin e Shëndetit Publik të mësojë njerëzit si lahen duart, si drejtues shteti duhet të urdhërojë Mbrojtjen Civile të evidentojë grupet në nevojë ekstreme për ushqim, të shikojë mundësinë për rritje kapacitetesh në Rezervat e Shtetit.

Të telefonojë kryeministrat e vendeve që mund të na dhurojnë apo shesin: tampon, pajisje për terapi intensive, mjete për mbrojtje shëndetësore. Uria është pasojë e karantinës ndaj duhet parandaluar.

Terapia Intensive duhet krahas karantinës. Qeset me ushqim nuk po i shohim ende. Të bëjë llogaridhënie si do ushqehen ata që nuk kanë të ardhura apo janë të izoluar pa rezerva në zona larg qendrave. Mbrojtja Civile nuk mund të bëjë pushim si feste vere, as luksin të karantinohet nuk duhet ta ketë.

Ministri i Shëndetësisë të mos dalë për masa të qarkullimit rrugor, por të negociojë maksimalisht, të kontaktojë çdo tregtar apo shtet që mund të na sjellë pajisje të terapisë intensive shtesë. BE nuk eksporton më asgjë. Për qarkullimin flet drejtori i Qarkullimit Rrugor, të mos harxhojë frymë Shëndetësia.

Ministri i Financave të mos dalë të flasë për gjoba tatimore, me ato merret Drejtori i Tatimeve, por të dalë të thotë strategjitë e mundshme për përballimin e situatave me financimet publike. Të na vërë një numër llogarie në dispozicion që t’i paguajmë kontributet dhe tatimet me e-Banking e pa barkod.

Ministria e Shëndetësisë të respektojë mundimin e gazetarëve që raportojnë nga terreni, të lejojë pyetje duke e bërë konferencën ditore në oborr e duke mundësuar edhe komunikim. Llogaridhënie me gazetaret.

UKT dhe OSSHE, të paktën tarifat mujore në muajin karantinë, t’i zerojë. Kaq mund ta bëjnë këto shoqëri publike.

Sigurimet Shoqërore të lehtësojnë aplikimin e asistencës për të gjitha vendet e punës që mbyllen si pasojë e situatës. Nëse një punonjës është i siguruar, por biznesi është i pamundur t’i garantojë vendin e punës, atëherë çdokujt i lind e drejta e mbrojtjes me asistencë. Buxheti i Shtetit duhet të parashikojë subvencion për Institutin dhe Ministria e Financave të fillojë përllogaritjet.

Guvernatori i Bankës të urdhërojë bankat të mos aplikojnë kontroll me skaner të mbyllur në hyrje të degëve që do hapen nesër, skaneri i mbyllur i sigurisë është objekt kontaminimi. Të hapen dyert e zakonshme’.

Etiketa: Aranita Brahaj
Pas

Bie qeveria në Kosovë, Isa Mustafa shpall prishjen e koalicionit, nis mocion  besimi ndaj Kurtit

Para

Merkel i drejtohet popullit gjerman: Kjo është sfida në serioze që prej Luftës II Botërore

Para
Merkel i drejtohet popullit gjerman: Kjo është sfida në serioze që prej Luftës II Botërore

Merkel i drejtohet popullit gjerman: Kjo është sfida në serioze që prej Luftës II Botërore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tregu i kriptomonedhave kalon 4 trilionë dollarë, SHBA miraton projektligjin historik për kriptot

Zelensky: Po zbatojmë marrëveshjet me Moskën, por procesi i bisedimeve kërkon më shumë vrull

SHBA, 61-vjeçari në gjendje të rëndë pasi “gëlltitet” nga skaneri gjatë ekzaminimit mjekësor

Kavajë/Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Helmës

Prononcimi i Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ku mori pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, mbajtur në Athinë

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas rreth 2 javësh, ja për çfarë po heton policia

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Short time”

SHBA ndryshon qasjen diplomatike: Rubio u kërkon diplomatëve të mos komentojnë mbi drejtësinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

Kavajë, procedohen 2 shtetas për zënien e hapësirave publike në plazh

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e shkurtimeve financiare për transmetuesit publik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.