10:24 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drejtoresha u ndaloi hyrjen në shkollë, LGBT letër Ramës: Akt i mirëfilltë….

18:37 | 29/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drejtoresha u ndaloi hyrjen në shkollë, LGBT letër Ramës: Akt i mirëfilltë….

Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frasheri” në Tiranë nuk i lejoi aktivistët LGBT të hynin në këtë gjimnaz për të folur mbi fushatën kundër bullizmit.

Por ky vendim ka sjellë reagim të fortë të komunitetit LGBT.

Pëfqaqësuesit e LGBT-së kanë vendosur t’i shkruajnë kryeministrit Edi Rama.

Letra e përfaqësuesve LGBT drejtuar kryeministrit Rama:

I nderuar Kryeministër, Z. Edi Rama.             

Tirane, 29 mars, 2018

Ditën e sotme kemi lexuar të skandalizuar një intervistë që drejtoresha e gjimnazit “Sami Frasheri” në Tiranë ka bërë për gazetën Shekulli.

Në këtë intervistë të datës 29 mars, Teuta Dobi drejtoreshë e një prej gjimnazeve më të rëndësishëm të Shqipërisë shprehet, ndër të tjera ndaj personave LGBT, që do apo nuk do mësuesja janë edhe nxënës të shkollës që drejton:

“Nuk e di për këto takime, por unë nuk jam dakord personalisht. Nuk kam arsye t’i pres, pasi nuk kanë çfarë t’u tregojnë njerëzve. Unë mirëpres një muzikant apo kompozitor që t’ju them fëmijëve që të bëheni kështu. Ata nuk i mirëpres fare”.

Zoti Rama,

Ashtu siç jemi të sigurt se ju e dini shumë mirë, ky është një rast flagrant që nuk duhet lënë pa përgjigje.

Zonja në fjalë jo vetëm që ka shkelur gjithë kodet e etikës të profesionit të nderuar që përfaqëson por mohimi për të trajtuar këdo në mënyrë të barabartë është një veprim i dënueshëm nga ligjet shqiptare.

Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë.

Ju njoftojmë se ne do të njoftojmë çdo organizëm ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë rast dhe për dhjetëra raste të tjera flagrante kur mësuesit keqtrajtojnë personat e perceptuar si pjesëtarë të komunitetit LGBT, raste që i kemi parë me sytë tanë, e që jo pak herë ua kemi bërë edhe juve të ditur.

Ne tashmë kërkojmë hapa konkretë që të bindemi se e keni seriozisht çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Me respekt dhe në pritje të reagimit tuaj,

Xheni Karaj, Drejtore e Aleancës LGBT, Kristi Pinderi,. Anëtari Bordit të Drejtorëve të Pro LGBT.

Pas

Dua të jem “single”, por bashkë me ty…

Para

“Jam dashuruar me një burrë të martuar”! Si t’i shpëtosh kurthit

Para
“Jam dashuruar me një burrë të martuar”! Si t’i shpëtosh kurthit

“Jam dashuruar me një burrë të martuar”! Si t’i shpëtosh kurthit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

E rëndë në Korçë! Ishte zhdukur prej 6 ditësh, gjendet i vetëvarur 20-vjeçari

Austri/ Masakra me armë zjarri në një shkollë në Graz, mijëra qytetarë ndezin qirinj për jetët e humbura

Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drogërave të forta në Shëngjin, prangosen dy të rinj nga Kosova dhe një francez

Fier/ Shpërndante heroinë në doza, përfundon në pranga 53-vjeçari

Shkodër/ 19-vjeçari kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve intensive

Tarifat doganore, marrëveshje paraprake midis Uashingtonit dhe Pekinit! Gjykata e Apelit i lë në fuqi

FOTOT/ E rëndë në Francë! Nxënësi 14-vjeçar vret për vdekje asistenten e mësueses pranë shkollës, si ndodhi krimi

Dhuna në Los Angeles, vendoset gjendja e shtetrrethimit në qendër

SHBA-ja dhe Kina bien dakord për ‘kornizën’ tregtare pas bisedimeve në Londër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.