Pas konstatimit me koronavirus të juristi në burgun e Rrogozhinës, kanë dalë rezultatet edhe për drejtorin e këtij insititucioni dhe bashkë me një punonjës tjetër.
Dyshohet se infektimi i tyre ka ndodhur përmes juristit ndërsa mësohet se drejtori Agim Tafa së bashku me specialistin ishin në karantinë që prej zbulimit të rastit të parë brenda institucionit.
Tafa dhe punonjësi tjetër kishin pasur kontakte, ndërsa zyrtarisht mbrëmjen e kaluar sipas ISHP-së edhe ata janë të infektuar.
Raportohet se takimet e dy personave të infektuar kanë qenë të shpeshta me njerëz të shumtë ndërsa ka dyshime se mund ta kenë përhapur masivisht.
Discussion about this post