Pas publikimit të listës me përpjekjet apo arritjet e tij gjatë këtyre 4 viteve në administratë, Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në Facebook.
Një nga komentuesit i shkruan Ramës se tek spitali psikiatrit një Vlorë, një mjek e ka kthyer institucionin në një bordello.
“Ke nje Kujtim Llapi drejtor te psikiatria ne Vlore qe e ka bere bordello!!Vidh leke edhe mere breket e punonjseve qe ka punesuar vete!!na tregon reformat ti!!
Po te shkosh ndonje dite te psikiatria ne Vlore kujdes se do te hidhen kalamajt e Kujtimit kokes!!”, shkruan qytetari.
Sakaq kryeministri ia ka kthyer përgjigjen mjaft ashpër, duke i thënë qytetarit se ka rrëshqitje në një pjesë të trurit.
“Mbase ti nuk duhet te shkosh tek psikiatria, po nje vemendje te vecante ndaj te nxehtit duhet ta kesh dhe mos e ekspozosh shume koken ne diell, sepse nga menyra si shprehesh ke nje rreshqitje te lehte te zones se trurit ku formulon mendimet”, ishte përgjigja e Ramës. (D.D/Shuplaka)