07:30 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandali në Kamëz/ “7000 lekë të vjetra për një pllakë mermeri”, Drejtori i shkollës që fiton nga rrënojat e termetit

21:54 | 04/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali në Kamëz/ “7000 lekë të vjetra për një pllakë mermeri”, Drejtori i shkollës që fiton nga rrënojat e termetit

Veprimet e drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Hillari Klinton” në Kamzë, i cili materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit i shet në të zezë janë denoncuar sonte në një emision investigativ.

Bashkëpunëtorët e emisionit  shkuan disa herë në rrënojat e shkollës, duke kërkuar që të blejnë këto materiale, si pllaka mermeri, pllaka shtrimi apo edhe pjesë të tjera. Fillimisht, në zonë ishin disa nxënës me “leje” të drejtorit Hysen Koldashi, të cilët tregojnë se përditë nxjerrin nga 20, 30 apo 50 mijë lekë.

Te rrënojat e shkollës qëndron një njeri i besuar i drejtorit, i cili drejton të gjitha “punimet”. Ai bisedon me bashkëpunëtorët e emisionit mbi çmimet që duhet të paguajnë që të marrin këto materiale. Sipas tij, drejtori i ka dhënë dorë të lirë dhe këto materiale merren me “më pak para” se në treg.

Madje, ai i thotë se nëse materialet gjenden në treg me 100 lekë ai i shet me 30 lekë. Drejtori i kërkon qytetarëve 7000 lekë të vjetra për një pllakë mermeri, ndërsa thotë se se “shes edhe tulla me 200 mijë lekë”.

Tjegullat, sipas drejtorit janë me 300 lekë copa. Drejtori vijon të bëjë pazar me materialet, ndërsa në fund pas llogarive të gjata ia pret shkurt; më jep 1 milionë lekë të vjetra dhe merr ç’të duash!

Pas këtij konstatimi, Fiks fare shkoi në Bashkinë Kamzë për të marrë informacion nëse materialet e kësaj shkolle janë shitur apo jo në të zezë. Kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, tha se tërmeti i 26 nëntorit shembi shkollën “Hillari Klinton”, ndërkohë që konstatimi erdhi nga nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit. “Një pjesë e materialeve shkuan te shkolla në Valias, ku do sistemohen nxënësit e kësaj shkolle. Shkuan disa dyer që ishin të mira, bankat dhe dërrasat e zeza.

Materialet e tjera janë trajtuar si mbetje. Nuk tenderuam materialet si hekur apo pllaka se ishte vlerë e vogël, më shumë shkonin procedurat sesa materialet që ishin atje” tha Suli. Pra, Bashkia Kamzë nuk ka bërë asnjë procedurë prokurimi për materialet e kësaj shkolle. Drejtori Hysen Koldashi ka vepruar me “kokën” e tij, ku të gjitha materialet i ka shitur më të zezë.

Etiketa: drejtori ne kamezshitje nga rrenojat
Pas

“U kapën duke ngënë molto”, QSUT pezullon tre infermierë, reagon Shoqata

Para

COVID-19/ “Ajsberg” hedh dritë për raportimet mbi shifrat: Cilat janë ato që tregohen, të vërtetat dhe çfarë fshihet pas tyre

Para
COVID-19/ “Ajsberg” hedh dritë për raportimet mbi shifrat: Cilat janë ato që tregohen, të vërtetat dhe çfarë fshihet pas tyre

COVID-19/ "Ajsberg" hedh dritë për raportimet mbi shifrat: Cilat janë ato që tregohen, të vërtetat dhe çfarë fshihet pas tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

3 të vrarë dhe 1 i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Irlandën e Veriut

Lezhë/ Aksident i rëndë pranë Fishtës, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.