00:53 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drejtori i AKEP letër urgjente ministrit Lleshaj: Ju lutem jepini fund këtij poshtërimi, pse i sorrollasni qytetarët?!

10:17 | 27/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drejtori i AKEP letër urgjente ministrit Lleshaj: Ju lutem jepini fund këtij poshtërimi, pse i sorrollasni qytetarët?!

Ish-ministri dhe deputeti në qeveritë e PS-së Ilir Zela ka pasur sot një kërkesë urgjente për ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj. Kërkesa e Zelës që tashmë mban postin e drejtuesit të AKEP (Agjensisë për komunikimet elektronike dhe postare) lidhet me procedurat që qytetarët duhet të kryejnë për marrjen e një pasaporte të re.

Zela tregon shembullin e tij personal, teksa thotë se është detyruar që të shkojë sa në një njësi bashkiake në një tjetër në mënyrë që të kryejë aplikimin. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai tregon se punonjësit i kanë marrë pasaportën e vjetër për ta dëmtuar, deri në nxjerrjen e pasaportës së re.

‘’Kur paraqitem aty më kërkojnë pasaportën e vjetër që ta demtojnë para se të bej aplikimin për të rënë. U them se duhet të udhëtoj ndërkohë që përgatitet e reja. Më thonë që keshtu është rregulli”, shkruan Zela.

‘’Dhe një gjë tjetër i dashur vëlla: pse duhet të shkoje qytetari ne tre vende kater here per te bere nje pasaporte? Dy here tek gjendja civile, nje here tek ALEAT dhe nje here ne polici? 5 dite pune i dashur Minister!”, vijon më tej drejtori i AKEP, që përmend dhe faktin se qytetarët duhet të humbasin pesë ditë pune në të gjithë këtë proces.

Reagimi i plotë i Zelës:

I nderuar minister Sander Lleshaj.

Po ju shkruaj publikisht me lutjen per tu marre seriozisht me dhenien fund te poshterimit te qytetareve shqiptare sa here bejne nje aplikim per pasaporte.

Sot u paraqita per aplikim ne piken prane njesise 2 dhe aty nuk kishte sherbim. Asnje njoftim per arsyen dhe as ku duhet te drejtohet qytetari.

Me dashamiresine e punonjesve te njesise 2 mesova se duhet te shkoja per aplikim tek njesia 5.

Kur paraqitem aty me kerkojne pasaporten e vjeter qe ta demtojne para se te bej aplikimin per te rene. U them se duhet te udhetoj nderkohe qe pergatitet e reja. Me thone qe keshtu eshte rregulli.

Cfare eshte ky rregull antikushtetues qe pengon te drejten time kushtetuese per te levizur? Apo eshte interesi i ALEAT permbi Kushtetuten e Shqiperise!

Dhe nje gje tjeter i dashur vella: pse duhet te shkoje qytetari ne tre vende kater here per te bere nje pasaporte? Dy here tek gjendja civile, nje here tek ALEAT dhe nje here ne polici? 5 dite pune i dashur Minister!

Per te mos folur per çmimin e pasaportes qe e kane  vene sikur te ofrojne sherbim me standard te barabarte me SHBA.

Te lutem jepi fund ketij poshterimi!

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Gjykata pranon kërkesën e Rexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar

Para

Policia bëhet ‘gardh’ për të mbrojtur makinat që heqin ndriçimin, mjeti përplas vajzën e re (Video)

Para
Policia bëhet ‘gardh’ për të mbrojtur makinat që heqin ndriçimin, mjeti përplas vajzën e re (Video)

Policia bëhet ‘gardh’ për të mbrojtur makinat që heqin ndriçimin, mjeti përplas vajzën e re (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.